Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. qershor 2017.

NJOFTIM - PARALELJA E FAKULTETIT EKONOMIK

Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc sot mbahet provimi pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve. Studentëve të ardhshëm u ka dëshiruar fat ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Mlladen Sharçeviq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq.

30. qershor 2017.

VENDE TË REJA TË PUNËS PËR PERSONAT ME VËSHTIRËSI PËR PUNËSIM DHE MBROJTJE TË MIRË SOCIALE NË JUGUN E SERBISË

Nish – Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës ka siguruar mjete të pakthyeshme për vetëpunësimin e 28 njerëzve, idetë e të cilëve janë të njohura si më të mira në kuadër të projektit me vlerë 170.000 euro, qëllimi i të cilit është forcimi i grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara në 34 vetqeverisje lokale në juglindje dhe jugperendim të Serbisë.

 

30. qershor 2017.

KËSHILLI KOMUNAL KA MIRATUAR PLANIN E KUFIZIM TË UJIT

Bujanoc – NP “Komunalia” në Bujanoc ka marrë pëlqimin e kerkuar të Këshillit të Kuvendit për kufizimet e planifikuara të ujit gjatë periudhës verore. Miratimi i planit është kërkuar përshkak të harxhimit të rritur të ujit. Kufizimi do të zbatohet vetëm në rastin e nevojës, kur të rrezikohet regjimi normal i furnizimit me ujë të pijshëm.

29. qershor 2017.

FORCIMI I POTENCIALEVE EKONOMIKE NË MEDVEGJË

Medvegjë – Për qëllim të forcimit të potencialeve ekonomike dhe zhvillimit të komunës së Medvegjës, e cila i takon komunave të më ta pazhvilluara në Republikën e Serbisë, udhëheqësia aktuale e komunës ka marrë hapa të shumtë. Është e rëndësishme të theksohet se në tri vitet e kaluara është bërë përparim i dukshëm në planin e rimëkëmbjes ekonomike të komunës.

29. qershor 2017.

I RIU NGA BUJANOCI KA NISUR PRODHIMIN E KOSHEREVE ME MJETET E FITUARA NË KONKURSIN E PROGRESIT EUROPIAN

Bujanoc – Stefan Manasijeviq nga Bujanoci, thotë se mjetet në të holla të cilat i ka fituar përmes konkursit të Progresit Europian janë një shancë i madh për atë. Mjetet e pakthyeshme për themelimin e biznesit individual, përkatësisht punëtorisë për prodhimin e koshereve dhe kornizave, Stefani ka fituar në konkursin “Idea yte, përkrahja jonë”. 

27. qershor 2017.

KRYQI I KUQ BUJANOC: FTESË DHURUESËVE VULLNETAR TË GJAKUT

Bujanoc – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, të enjten, më 29 qershor, prej orës 9 deri 15, do të realizohet aksioni i dhuruesëve vullnetar të gjakut.

27. qershor 2017.

RREGULLIMI I INFRASTRUKTURËS SË ZONËS INDUSTRIAL TË PRESHEVËS

Beograd, Preshevë – Ministria e Ekonomisë së Republikës së Serbisë ka shpallur tender për ndërtimin e rrugës, kanalizimit fekal dhe atmosferik, rrjetit të ujësjellsit, rrjetit të telekomunikacionit dhe instalimit elektrik në zonën industrial në Çukarkë të Preshevës.

27. qershor 2017.

NGA SHTATORI NË SHKOLLAT FILLORE LËNDA E RE FACULTATIVE MBI SIGURINË E FËMIJË

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka nënshkruar me ministrin e arsimit Mlladen Sharçeviq, Protokollin mbi Bashkëpunim në programin “Siguria themelore e fëmijë”, duke iu faleminderuar këtij nga shtatori do të vendoset lënda e re fakultetive në shkollat fillore.

27. qershor 2017.

DONACIONET PËR SHOQËRINË CIVILE NË SOFTVERIN: TECHSOUP BALKANS

Organizatat e shoqërisë civile nga Serbia, kanë mundësi që të aplikojnë për donacione e Microsoft zgjidhjeve, përkatësisht versionit më të rinj të softverin përmes programit TechSoup Balkans.

26. qershor 2017.

PIJET NGA PRESHEVA EDHE NË IZRAEL – KOMPANIA “FLUIDI” ZGJËRON TREGUN EKSPORTUES

Preshevë – Pas shumë shteteve europiane, Lindjes së Mesme dhe Amerikës, pijet e kompanisë preshevare “Fluidi”, tani më shiten edhe në tregun e Izraelit, shkruan portali www.titulli.com, ndërsa transmeton Vranjske Info.

  Следећа страна»