Arkiva e lajmeve
                   

I RIU NGA BUJANOCI KA NISUR PRODHIMIN E KOSHEREVE ME MJETET E FITUARA NË KONKURSIN E PROGRESIT EUROPIAN

29. qershor 2017.

Bujanoc – Stefan Manasijeviq nga Bujanoci, thotë se mjetet në të holla të cilat i ka fituar përmes konkursit të Progresit Europian janë një shancë i madh për atë. Mjetet e pakthyeshme për themelimin e biznesit individual, përkatësisht punëtorisë për prodhimin e koshereve dhe kornizave, Stefani ka fituar në konkursin “Idea yte, përkrahja jonë”. Thotë se edhepse gjysmën e vitit të kaluar prej kur dhe ka fituar me punë, ai arrinë që të mbajë në treg dhe të besoj që puna e tij më tej të zhvillohet.

„Edhe përkundër faktit se kushtet klimatike të kësaj pranvere kanë qenë jo të favorshme, kam arritur rezultate të kënaqshme. Blerësit janë të kënaqur me kualitet, kështu që përveç blerësve në Bujanoc dhe Vrajë, kam edhe nga Gjilani dhe Kumanova”, Stefan.

„Kam vendosur që të konkuroj sepse mendoj që është mirë që njeriu të ketë punën e vet private, sepse këtë herë janë mundësitë që të krijohet format e prodhimit, kushtet e punës dhe kohëzgjatjen e ditës së punës. Nuk kam shpresuar që idea ime të kaloj, por kam mbetur i shtangur me numrin e arritur të biznes planeve, spese nga tridhjetë komuna të cilat kanë qenë të përfshira në këtë program, kanë arritur rreth njëqind biznes plane, që me të vërtet është pak”, tha Stefani.

Vlerësimi i rrezikut, analiza e tregut dhe plasimin i prodhimit janë disa nga gjërat të cilat Stefani, si dhe 21 sipëmarrës tjerë të rinj, i kanë mësuar nga mentori në trajnimet të cilët për ata i kishte organizuar Progresi Europian.

Progresi Europian përcjell edhe proceset e regjistrimit të kompanive dhe punës së tyre, duke marrë parasysh se në vitin e parë të veprimatrisë kanë qenë më të kërkuara, sqarojnë nga ky program.

Në kuadër të ftesës punblike të Progresit Europian “Idea yte, përkrahja jonë”, është miratuar përkrahja e shumës prej 193.307 euro, përmes të cilës 22 njerëz të rinj nga 14 komuna nga juglidnja dhe jugperendimi i Serbisë kanë fituar pajisjet dhe kanë nisur kompanitë e tyre.

„Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë përkrahur njerëzit e rinj nga komunat programore që të zhvillojnë idetë e tyre biznesore dhe themelojnë punën e tyre, gjë që do të ndikoj në mënyrë pozitive jo vetëm në jetën e tyre dhe të familjes, por edhe në ekonominë lokale. Sipërmarrësit e rinj në këtë mënyrë japin shembull të shkëlqyeshëm moshatarëve të tyre, ndërsa sëbashku të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë në këtë segment të popullatës”, tha Grem Tyndall, udhëheqës i Progresit Europian.

Sipas projekti janë ndarë prej 2.500 deri 10.000 euro. Të drejtë për këtë ndihmë kanë pasur personat e papunësuar të moshës prej 18 deri 30 vjeç, të cilët jetojnë në njërën nga komunat të cilat janë të përfshira në realizimin e programit të Progresit Europian.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues