Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
26. qershor 2017.

USHTRIMI NDËRKOMBËTAR “PLATINUM WOLF 17” ËSHTË REALIZUAR ME SUKSES

Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubisha Dikoviq, ambasadori i SHBA-së Kajll Skot dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Denis Kif, kanë marrë pjesë në ditën e të ftuarve të lartë në ushtrimin ndërkombëtar “Platium Wolf 17” në bazën “Jug” në Bujaoc.

26. qershor 2017.

NË MEDVEGJË ËSHTË MBAJTUR “KARNEVALI I MË TË RINJËVE, TË RINJËVE DHE GJITHMONË TË RINJËVE”

Medvegjë – Me rastin e fillimit të sezonit veror turistike, në Medvegjë dhe Banjë të Sijarinës është organizuar për herë të dytë “Karnevali i më të rinjëve, të rinjëve dhe gjithmonë të rinjëve”.

23. qershor 2017.

STANKOVIQ UA URON BAJRAMIN E RAMAZANIT (23.06.2017)

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me rastin e Festës së Bajramit u ka dërguar urime banorëve të këtyre komunave të cilat e festojnë këtë fest.

22. qershor 2017.

NË BUJANOC 1.100 FAMILJE ME NDIHMË SOCIALE

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka ndarë 6 milionë dinarë nga buxheti për Qendrën për Punë Sociale. Është planifikuar që një pjesë e këtyre mjeteve të dedikohen për ndarjen e njëhershme të ndihmës në të holla për familjet dhe individët më të rrezikuar.

22. qershor 2017.

TË PREMTEN GARA E FYELLTARËVE MË TË MIRË TË JUGUT TË SERBISË

Vrajska, Banjë – Gara ndërrajonale e fyelltarëve “Fyelli i artë i jugut të Serbisë” do të mbahet të premten, më 23 qershor, në ora 18, në platonë në mes restoranit “Kiçer” dhe Spitalit Specil në Vrajska Banjë.

22. qershor 2017.

E NDALOJMË GJUHËN E URREJTJES:FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM (AFATI: 30 QERSHOR 2017)

Organizata Kulmore e të Rinjëve të Serbisë (KOMS) dhe Instituti për Media dhe Llojllojshmëri – Ballkani Perendimor fton të gjithë aktivistët e rinj të interesuar dhe punëtorët rinor që të paraqiten për pjesëmarrje në trajnim i cili do të merret me njërën nga sfidat e internetit dhe komunikimit onlike – gjuha e urrejtjes.

21. qershor 2017.

SOT FILLON PARAQITJA PËR REGJISTRIM NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC

Bujanoc – Në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc sot fillon paraqitja dyditore e konkursit për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike themelore në vitin shkollor 2017/2018.

21. qershor 2017.

VULIN: EU DONATOR MË I MADH NË QENDRËN PËR PRANIM TË EMIGRANTËVE NË PRESHEVË

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Aleksandar Vulin, ka thënë se në shënimin e dyvjetorit të punës së Qendrës së Emigrantëve në Preshevë se në këtë qendër “janë investuar më shumë se tri milionë euro nga donacioni dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka pasur ngarkes në buxhet gjatë krizës së emigrantëve”.

21. qershor 2017.

TË MËRKUREN PA RRYMË NË MEDVEGJË DHE BOJNIK

Medvegjë – Operatori i sistemit distribucionit “EPS Distribucia”, dega në Leskoc, reparti në Leban, ka informuar të gjithë shfrytëzuesit nga territory i komunës së Medvegjës dhe Bojnikut që të mërkurën, më 21 korrik 2017, prej orës 9 deri 15, përshkak të punimeve në TC 110/35 kV “Jabllanica”, do të jetë e detyruar që t`ia ndërpres rrymën të gjithë shfrytëzuesve nga territori i komunës së Medvegjs dhe Bojnikut.

20. qershor 2017.

BUJANOCI KA FITUAR PËRKRAHJE FINANCIARE PËR PAJISJET E DEDIKUARA PËR GRUMBULLIM DHE PËRPUNIM TË MBETURINAVE

Bujanoc – Në kuadër të Programit “Partneritet europian me komunat”, komuna e Bujanocit ka fituar nga programi i Progresit Europian mjete në vlerë prej 200 mijë eurove, të cilat janë dedikuar për blerjen e pajisjeve për transfer stacionin.

«Претходна страна   Следећа страна»