Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
28. qershor 2023.

APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN NË DEPARTAMENTIN E FAKULTETIT EKONOMIK

Bujanoc - Beograd - Regjistrimi i kandidatëve për dhënien e provimit pranues në departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc fillon të enjten (29 qershor), ndërsa do të bëhet edhe të premten (30 qershor), nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

27. qershor 2023.

URIME ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Me rastin e festës së ardhshme, kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinović, ka dërguar urime besimtarëve të fesë islame.

27. qershor 2023.

TURNEU "BIMBA RAKOVAC 2023"

Bujanoc-Beograd- Në Rakovc më 1 korrik do të fillojë Turneu i 21-të Memorial në Futsal “Bimba Rakovac 2023”, i cili po luhet...

27. qershor 2023.

AKADEMIA E VIDOVDANIT NË BUJANOVC

Bujanoc-Beograd-  Shoqata për ruajtjen e vlerave kulturore dhe historike të serbëve “Zapisi” organizon Akademinë festive të Vidovdanit më 28 qershor, në sallën e vogël të shtepis së Kulturës në Bujanoc, me fillim nga ora 19:00.

23. qershor 2023.

SHTËPIA E DYTË ËSHTË NDËRTUAR PËR FAMILJET E RREZIKUARA SOCIALE NGA MEDVEGJA

Beograd - Medvegjë -Ipeshkvi i Nishit Arsenije, kryetari i Komunës  Dragan Kuliq, së bashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare Serbët për Serbët, ia dorëzuan çelësat e shtëpisë së dytë familjes Neshkoviq, e cila ka gjashtë fëmijë.

 

23. qershor 2023.

NXËNËSIT E KLASËS SË TETË PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS

Bujanoc-Beograd- Për nxënësit e klasave të teta të shkollave fillore, provimi përfundimtar përfundon sot me testim në një nga pesë lëndët për të cilat kanë zgjedhur më herët.

 

22. qershor 2023.

KONCERT I ANSAMBLIT KOMBËTAR SHQIPTAR SONTE NË SHESH

Bujanoc-Beograd- Në sheshin e qytetit do të mbahet koncerti i ansamblit kombëtar shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Koncerti fillon në orën 20:00. Ansambli do të performojë këngë dhe valle popullore  shqiptare.

21. qershor 2023.

PAKO PËR FEMIJE TË PORSALINDUR

Bujanoc-Beograd- Kryqi i Kuq gjatë kësaj jave ka shpërndarë “Pako për femije të porsalindur” nga territori i komunës së Bujanocit, të lindur në javën e Kryqit të Kuq – nga 8 deri më 15 maj të këtij viti.

20. qershor 2023.

PROVIMI PËRFUNDIMTARE PËR KLASAT E TETA

Beograd - Provimit përfundimtar do t'i nënshtrohen të gjithë nxënësit e klasave të teta të shkollave fillore më 21, 22 dhe 23 qershor 2023, si dhe të rriturit të cilët arsimin fillor e fitojnë në përputhje me ligjin që rregullon arsimin e të rriturve. Rezultatet preliminare do të shpallen më 25 qershor në shkollat ​​fillore dhe në portalin (Moja srednja škola).

 

20. qershor 2023.

PROVIMI PRANUES NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOVC

Bujanoc-Beograd- Fakulteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc dhe këtë vit siguroi 90 bursa  për gjeneratën e re të studentëve të studimeve themelore akademike. Provimi pranues është caktuar për 4 korrik në orën 10:00.

  Следећа страна»