Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. qershor 2016.

FËMIJËT E REFUGJATËVE NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË KANË FITUAR KËNDIN E LOJRAVE

Preshevë – Organizata Save the Children ka dhuruar këndin e lojrave për Qendrën për Pranim në Preshevë, për të vegjëlit të cilët në rrugën emigruese gjenden në këtë qendër. Në gjatësi prej 250 metrave katror, të mbuluar me barin natyror, gjenden lodra për ngjitje, tobogani, luhatësja, si dhe pesë ulëse.

30. qershor 2016.

IFTARI NË QENDËR TË BUJANOCIT

Bujanoc – Mbrëmë rreth 2.500 persona kanë marrë pjesë në iftar në qendër të Bujanocit në Sheshin Karagjorgje Petroviq. Iftarin e ka organizuar komuna e Bajram Pashës nga Stambolli, në të cilën kanë marrë pjesë besimtarët nga Bujanoci dhe Presheva...

30. qershor 2016.

KOSITJA NË MAROVCË 30.06.2016

Medvegjë – Organizata turistike e komunës së Medvegjës të shtunën më 2 korrik, organizon “Kositjen në Marovcë” në fshatin Marovcë, në Livadhet e Peroviqit, të cilat mbledhin kositësit më të mirë nga Jabllanica e Epërme.

29. qershor 2016.

INXHINJERI KOSTIQ PËR TË TRETËN HERË ËSHTË ZGJEDHUR PËR DREJTOR TË “MEGAL”-IT

Bujanoc – Dragolub Kostiq, inxhinjeri maqinerisë nga Vraja, për të tretën herë ëshë zgjedhur për drejtor gjeneral të kompanisë “Megal” në Bujanoc. Vendimin që ky sipërmarrës përsëri të jetë në krye të firmës së suksseshme metalike e kanë sjellur anëtarët e Kuvendit Aksionar të “Megal”-it në mbledhjen e fundit.

29. qershor 2016.

Programi LEDIB – Financimi i kompanive të vogla dhe të mesme, bujqëve, kooperativave dhe sipërmarrësve nga rrethi i Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës, Toplicës dhe Pirotit.

Qeveria e Republikës së Serbisë në fund të vitit 2006,  me Mbretërinë e Danimarkës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, me të cilën Republikës së Serbisë përmes realizimit të Programit të Zvillimit Ekonomik Lokal në Ballkan (Program LEDIB), i ofron ndihmë të pakthyeshme financiare.

28. qershor 2016.

FËMIJËT NGA MEDVEGJA NË BEOGRAD

Beograd – Goran Besiq, menaxher i qytetit, në Pallatin e Vjetër dje ka pritur fëmijët nga institucioni parashkollor “Rinia” në Medvegjë, të cilët ishin në një vizitë një ditore në Beograd. Duke theksuar se Beogradi nuk është vetëm se i beogradasëve, por i gjithë qytetarëve të Serbisë, Goran Vesiq i dëshiroi mirëseardhje banorëve më të rinj të Medvegjës:

28. qershor 2016.

STACIONI I PËRBASHKËT NË TABANOC SHKRUTON KOHËN E UDHËTIMIT ME TREN

Preshevë – Dje në Beograd Serbia dhe Maqedonia kanë nëshkruar pesë protokole me të cilat mundësohet vendosja e stacionit të përbashkët në Tabanoc, gjë e cila në mënyrë të konsiderueshme do të shkurtoj kohën e udhëtimit me tren dhe procedurat doganore në kufirin e dy vendeve.

27. qershor 2016.

VAKSINIMI I LOPËVE NË KOMUNAT BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Vaskinimi i lopëve kundër sëmundjes infektuese “dermatisis”, apo “lëkurës së ënjtur”, ka filluar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pasditen e të premtes së kaluar, ndërsa ka mbaruar të dielen, kur është bërë edhe pasqyra e situatës së kafshëve të cilat janë vaksinuar.

27. qershor 2016.

PARAQITJE PUBLIKE E PROJEKTIT “ME DITURINË DHE PROAKTIVITETIN E TË RINJËVE DERI TEK VENDET E REJA TË PUNËS”

Bujanoc – OJQ “Iniciativa Qytetare”, organizon në Bujanoc paraqitjen publike të projektit të ri “Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës”, të enjten, më 30 qershor 2016, në hapësirat e Klubit Komunal për të Drejtat e Njeriut, duke filluar në ora 11. Projekti financohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë.

24. qershor 2016.

NË PRESHEVË ËSHTË SHËNUAR DITA NDËRKOMBËTARE E SOS FSHATRAVE PËR FËMIJË

Preshevë – Dita Ndërkombëtare e SOS Fshatrave për fëmijë është shënuar dje në disa manifestime në Preshevë, Beograd, Nish dhe Obrenovcë. Data e djeshme është shënuar në Preshevë në kuadër të Programit të ndihmës emergjente “Solidariteti”, në Qendrën për Pranim në Preshevë, ku është organizuar punëtoria e viztatimeve për fëmijët të cilën ndodhen në këtë qendër dhe prezentimi i projekteve aktuale të SOS Fshatrave për Fëmijë për përfaqësuesit e organizatave partnere.

  Следећа страна»