Arkiva e lajmeve
                   

VENDE TË LIRA NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC

24. korrik 2023.

Bujanoc - Beograd - Pas rrethit të parë të regjistrimit në departamentin e Bujanocit të fakultetit Ekonomik në Suboticë, mbeten 37 vende të lira buxhetore, nga gjithsej 90 vende.

Regjistrimi i kandidatëve për afatin e dytë të regjistrimit do të bëhet më 4 dhe 5 shtator në hapësirat e fakultetit Ekonomik në Bujanoc, nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

Provimi pranues do të mbahet më 8 shtator, si dhe publikimi i renditjes paraprake, ndërsa renditja përfundimtare do të publikohet më 14 shtator.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në departamentin e fakultetit Ekonomik në Bujanoc do të bëhet më 15 shtator.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit koordinues