Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. gusht 2010.

31.8.2010.

Rindërtohet kalimi kufitar tek Prohor Pçinjski Preshevë – Vendkalimi kufitarë ndërkombëtarë prohor pçinjski dje është hapur pas mbarimit të punëve në rindërtimin e tijë. Punët në rindërtimin e kalimit Prohor Pçinjski janë kryer parat afatit të paraparë me kontratë, për pak më tepër se pesë muaj. Vendkalimi është ndërtuar në një pjesë më të përshtatshme dhe ka katër korsi vendkalimi, dy në hyrje dhe dy në dalje të kufirit. Është ndërtuar sinjalizimi i plotë, si dhe zyre të reja për personelin doganorë dhe policinë kufitare.

31. gusht 2010.

Thirrje për media: KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MINISTRI MILAN MARKOVIQ DO TË DHUROJ FALAS MJETE SHKOLLORE PËR NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Maroviq në mënyrë solemne do të dhurojë falas çanta shkollore dhe mjete mësimore nxënësve të klasëve të para në shkollat fillore ,,Nëntë Maji’’ dhe ,,Vuk Karaxhiq’’ në Preshevë dhe ,,Muharrem Kadriu''’ dhe ,,Dragomir Trajkoviq’’ në Bujanoc, në ditën e parë të vitit shkollorë, të mërkurën më 1 shtatorë në ora 11:30. Këtë solemnitet do ta përcjellin edhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit.

28. gusht 2010.

28.8.2010.

Ndihmë inisiativave për biznes të vogël në jug të Serbisë Organizata HELP ka filluar fushatën në teritorin e qytetit të Vranjës në lidhje me projektin ,, zvogëlimi i varfërisë nëpërmjet mbështetjes për zhvillim të qëndrueshëm lokal në jug të Serbisë’’. Projekti realizohet në teritorin e qyteteve të Nishit dhe Vranjës si dhe komunave të Aleksincës, Bujanocit, Pirotit dhe Preshevës, projekt i cili finansohet nga Qeveria Gjermane. Investimet e përgjithshme kapin sumën prej 956.200 euro dhe do të zgjasë nga korriku i vitit 2010 deri në dhjetorë të vitit 2011. Suma e një pjese të projektit i cili implementohet në teritoren e qytetit të Vranjës është rreth 130.000 euro nga e cila qyteti i Vranjës merr pjesë me 56.000 euro.

25. gusht 2010.

25.8.2010

FABRIKA E DYSHEKËVE ME KAPACITET TË PLOTË DERI NË FUND TË VITIT Bujanoc – Fabrika më e madhe e dyshekëve në Europë, e cila gjendet në Bujanoc, punon me kapacitet të plotë, deklaroi Slagjan Disiq, drejtori gjeneral i ,,Simpo-s’’, në kuadër të së cilës gjendet kjo fabrikë.

20. gusht 2010.

19.8.2010.

INTERVISTË: SLLOBODAN DRASHKOVIQ, KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS – Marrë nga NIN-i

Komuna e Medvegjës me një sipërfaqe prej 542 km katrorë gjendet në pjesën jugore të Serbisë qendrore. Në 35 bashkësi lokale, apo 44 fshatra, jetojnë 10.760 banorë. Bisedojmë me kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviqin.

13. gusht 2010.

13. gusht. 2010.

Nga HELP-i 130.000 еuro Organizata humanitare Gjermane HELP dhe qyteti i Vranjës deri më dhjetorë të vitit 2011 do t’i përkrahë 50 fillestarë me një sumë prej 130.000 euro në biznes dhe ata që planifikojnë të zhvillojnë biznesin e filluar që më parë. Kontratën mbi këtë prjekt në Vranjë e kanë nënshkruar kryetari i Vranjës Mirolub Stojçiq dhe Masha Bubanj, udhëheqës i projektit ,,Zvogëlimi i varfërisë përmes mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal në jugun e Serbisë’’.

13. gusht 2010.

13. gusht 2010

KAMPINGU I SPORTIT DHE TOLERANCËS NË LIAEMIN E VLLASINËS

Në liqenin e Vllasinës, 56 nxënës të shkollave fillore kanë marrë pjesë për herë të parë në ,,Kampi i sportit dhe tolerancës’’. Ideja për një shoqërim të tillë ka ardh nga grupi i arsimtarëve të edukatës fizike nga jugu i Serbisë. Tetë arsimtarë të edukatës fizike nga Donje Trnave, Çokota, Leskoci, Medvegja dhe Banja e Sijarinës kanë përzgjedhur nga shtatë nxënës të cilët kanë marrë pjesë në këtë kamping.

11. gusht 2010.

11.gusht. 2010.

MLADGRAD 2010 Sot për herë të parë në mënyrë solemne dorëzohet mirënjohja MLADGRAD, e cila u dedikohet pushteteve lokale dhe mediave për kontributin ndaj rinisë në pushtetet lokale. Mirënjohjet i dorëzoi Iniciativa qytetare në bashkëpunim me Ministrinë për rini dhe sport, dhe Ministrinë për pushtet lokal dhe vetëqeverisje lokale. Mirënjohjet janë dorëzuar në suaza të ditës Ndërkombëtare të rinisë si dhe fillimit të vitit rinorë në bazë të kalendarit të KB.

8. gusht 2010.

8. gusht 2010. – Marrë nga „Politika“

KEMI NEVOJ PËR FAKULTET NE BUJANOC

Zgjidhja e disa problemeve të mëdha nga sfera e arsimit është prioritet i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve i cili këto ditë është regjistruar në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Për kryetarë të parë të këtij trupi është emëruar Galip Beqiri nga Partija për Veprim Demokratik, parti e cila në zgjedhjet e 6 qershorit ka fituar 24 nga 29 vendet në këtë këshill. Beqiri deklaroi se pret që Këshilli Nacional punën e sajë me kapacitet të plotë ta fillojë në muajin shtatorë kur edhe pret mjetet e para finansiare nga buxheti i Serbisë. Në ndërkohë, do të mundohen që të zgjidhin problemin e strehimit, për arsye se ndërtesa të cilën u ka dhënë komuna Bujanocit duhet renovuar.

4. gusht 2010.

KONKURS PËR PUNIME LETRARE DHE PIKTURË ME TEMËN ,,BUJANOCI NË SYTË E MI’’

Qendra për tolerancë dhe integrim të jugut të Serbisë, në kuadër të projektit ,,Unë e dua Bujanocin’’, i përkrahur  nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpallur konkurs për punime letrare dhe pikturë me temën ,,Bujanoci në sytë e mi’’.

  Следећа страна»