Arkiva e lajmeve
                   

KËSHILLI KOMUNAL KA MIRATUAR PLANIN E KUFIZIM TË UJIT

30. qershor 2017.

Bujanoc – NP “Komunalia” në Bujanoc ka marrë pëlqimin e kerkuar të Këshillit të Kuvendit për kufizimet e planifikuara të ujit gjatë periudhës verore.

Miratimi i planit është kërkuar përshkak të harxhimit të rritur të ujit. Kufizimi do të zbatohet vetëm në rastin e nevojës, kur të rrezikohet regjimi normal i furnizimit me ujë të pijshëm.

Është planifikuar, që në këtë rast, ndërprerja në furnizimin e pesë zonave të jetë çdo ditë pune në periudhën prej orës 14 deri 20.

Në zonën e parë ndohet fshati Tërnoc i Madh, në të dytën Karadniki dhe Sërpska Kuqa, në tretën Lilance dhe Zhuzhelina, në të katërtën Levosoja dhe Osllara, ndërsa në të pestën Luçani dhe Turia.

Secila zonë do të ketë ndërprejre në ditë të caktuar, e parë zonë të hënave, e dyta të martave dhe kështu me radhë deri në ditën e premte.

Në kërkesën e “Komunalisë” për miratimin e këtij plani, është theksuar qëllimi i sjelljes së restriksioneve të furnizimit me ujë edhe atyrve vendeve të cilat ndohen në shumë pika. Përfaqësuesi i kësaj kompanie publike ka informuar anëtarët e Këshillit Komunal që ujësjellësi në territorin e komunës së Bujanocit është i rregullt, me 80 litra ujë në sekundë, sa edhe ka burimi i qytetit, kun ë funksion janë të gjithë 13 bunarët e saj, si edhe 4 në Turi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues