Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. qershor 2009.

30.06.2009

Delegacioni e organizatës joqeveritare dhe të vetëqeverisjes lokale nga Bujanoci dëshiron që në Zrenjanin më për së afërmi të njoftohet me përvojat e bashkëpunimit të vetëqeverisjes lokale dhe sektorit  joqeveritar, deklaroi anëtarja e delegacionit Lidija Janjic.

26. qershor 2009.

26.06.2009

Në gjashtë muajtë e ardhshëm në komunën e Medvegjës në punët punët publike do të angazhohen gjashtëdhjetë e gjashtë punëtorë nga evidenca e Shërbimit nacional për punësim. Sipas kontratës që më parë është nënshkruar me Ministrinë për ekonomi dhe zhvillim regjional, ata do të punojnë në disa projekte të Shtëpisë së shëndetit, ornizatës JPK ,,Obnova’’. Shuma e përgjithshme e këtyre punëve kapë cifrën prej nëntë milionë dinarë.

24. qershor 2009.

24.06.2009

OJQ Gjermane ,,Arbeiter-Samariter-Bund’’, së bashku me Komesariatin për refugjatët e Serbisë kanë nënshkruar dje Memorandumin e mirëbesimit me komunat e Vlladiçin Hanit, Surdulicës, Medvegjës, Kurshumlisë, Bllacës dhe të Qendrave për punë sociale.

22. qershor 2009.

22.6.2009

Në gjashtë komunat e Qarkut të pazhvilluar të Jabllanicës, Leskoc, Lebanë, Bojnik, Vllasotincë, Medvegjë dhe Cërna Travë, së shpejti do të filloj realizimi i punëve publike në shumë prej 91,5 milion dinarë, ndërkaq do të punësohen 661 punëtorë. Në fundë të vitit të kaluar në Leskoc janë nënshkruar 21 kontrata në shumë prej 76 milionë dinarësh për realizimin e punëve në atë mjedis, si në Bojnik, Lebanë dhe Medvegjë. Në të njëjtën kohë në Vllasotincë janë nënshkruar 7 kontrata me vlerë 15,5 milion dinarë për realizimin e projekteve në atë komunë si dhe në komunën e Cërna Travës.

19. qershor 2009.

19.06.2009

Punët publike në rregullimin e rrugëve lokale dhe në pyllëzimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret në komunën e Bujanocit, në vlerë prej 15 milion dinarë, do të realizohen në katër muajt e ardhshëm. Kontrata mbi kryerjen e punëve publike për rregullimin e rrugëve është nënshkruar në vlerë prej  tre milionë dinarë, kurse kontrata për pyllëzimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret është nënshkruar në vlerë prej 11.8 milionë dinarë. Ndërmarrja publike ,,Srbijashume’’ ka siguruar donacion në vlerë prej 2.5 milionë dinarë për material mbjellës (fidane), rregullimin e rrugëve si dhe mbikqyrjen profesionale gjatë pyllëzimit. Nënshkruesit e kontratës mbi punët publike janë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Drejtoria për ndërtim të Bujanocit dhe shërbimi Nacional për punësim nga Vranja, nga evidenca e së cilës do të punësohen 125 punëtorë.

16. qershor 2009.

ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË - 11. qershor 2009

Pas pritjes së shkëlqyeshme të çfaqjes ,,Petar Pan’’, çfaqjes së parë për fëmijë e cila pas shumë vitesh është realizuar para afro 700 fëmijëve në Bujanoc dhe Preshevë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim të përforcimit të përmbajtjeve kulturore për fëmijë, ka organizuar  më 11 qershorë në Bujanoc dhe Medvegjë çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’ nën realizimin e kvintetit të Filharmonisë së Beeogradit.

14. qershor 2009.

14.06.2009

Në fshatin Zhbevc, i cili gjendet në mes të Bujanocit dhe Vranjës, janë ndërtuar tri fabrika të ëmbëlsirave të cilat punojnë në suaza  të industrisë konditorike ,,Kondiva’’. Në fabrika, në të cilat prodhimi vjetor është 500 tonelatë i kualitetit të lartë të deserteve të çokoladave, bombonave dhe karamelave, janë të punësuar më tepër se 200 të rinjë nga fshati Zhbevc dhe fshatrat përreth. Ata thonë se ambienti në fabrika është europian si dhe fabrikat janë identike me ato të Italisë, Belgjikës apo të Zvicrës, prej nga edhe është teknologjia.

12. qershor 2009.

12.06.2009

Zëvendësi i drejtorit të zyres Popullore të kryetarit të Republikës së Serbisë Dejan Marinkoviq dhe përfaqësuesit fondacionit ,,Telenor’’, shkollës fillore ,,Partizanski Dom’’ nga fshati Buçumet, komuna e Medvegjës, i kanë dhuruar kompjuter me monitor dhe fotoaparat digjital, audio dhe video pajisje, harta gjeografike, glob si dhe komplete të matematikës. Kjo është shkolla e trembëdhjetë me radhë e cila me ndihmën e fondacionit ,,Telenor’’ në suaza të projektit të zyres Popullore ,,Ta zgjojmë IT Serbinë’’ ka fituar mjete multimediale dhe didaktike.

10. qershor 2009.

Informim për media, 10 qershorë 2009 - REALIZIMI I PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË

Pas pritjes së suksesshme të ,,Petar Panit’’, çfaqjes së parë e cila u realizua pas shumë vitesh në praninë e më se 750 nxënësve nga Presheva dhe Bujanoci, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon me organizimin e programeve me përbajtje kulturoro-edukuese për më të vegjëlt. Me këtë rast, Trupi Koordinues organizon çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’, e cila egzekutohet nga kvinteti i ansamblit të Filharmonisë së Beogradit të enjten më 11 qershorë në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc e më pastaj në ora 16.00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë.

8. qershor 2009.

06.06.2009

Ambasadori i Japonisë Toshio Tsunozaki së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin mbjolli dy drunjë të miqësisë në qendër të Bujanocit. Në këtë manifestim morën pjesë drejtorët e shkollave fillore të cilat marrin pjesë në projektin ,,Hapësira e pastër’’ të cilin project Qeveria Japoneze e finanson me 100.000 euro.

  Следећа страна»