Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
29. janar 2010.

DONACIONI I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT BUJANOCIT

BUJANOC – Të hënën, më 1 janarë në ora 14.00, kryetari i federatës Basketbollistike të Serbisë (KSS), Dragan Kapiçiq, do t'i dhurojë donacionin e Federatës së Basketbollit Qendrës Sportive ,,Mladost'' nga Bujanoci si dhe klubeve basketbollistike ,,BSK Junior"dhe ,,Elita"nga Bujanoci.

Gjatë dorëzimit të këtijë donacioni do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq.

29. janar 2010.

TAKIMI I KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES NË BUJANOC

BUJANOC – Të hënën, më 1 shkurtë, duke filluar ora 15.00, në ndërtesën e komunës së Bujanocit do të mbahet takimi i kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në takim do të shqyrtohet raporti i punës së Trupit Koordinues për vitin 2009 dhe ndarja e mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2010. Takimin do ta kryesojë kryetari i Trupit Koordinues , ministri Milan Markoviq. Ky është takimi i pestë i kryesisë së Trupit Koordinues që nga restruktuimi i sajë në mars të vitit 2009.

29. janar 2010.

29.01.2010

Në suaza të projektit gjeshtëmujorë ,, Kosova nga ana tjetër – qka pas konfliktit”, Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress në Bujanoc kanë organizuar tribunën e katërt në të cilën tema kryesore e biedimeve ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë përpos tjerash, ka folur edhe ambasadori i Holandës i akredituar në Serbi, Ron Van Dartel i cili ftoi shqipëtarët e Bujanocit që së bashku të punojnë në formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Ambasadori përpos të tjerash tha se për Shqipëtarët, Këshilli Nacional do të thotë bashkëpunimi më i mirë me Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe me Qeverinë qendrore në Beograd.

22. janar 2010.

NË PRILL PËRTËRIRJA E PRODHIMIT NË MINIERËN LEQE - PUNË PËR 300 MINATORË

MEDVEGJË – Në konferencën për media të mbajtur në Medvegjë më 21 janarë, Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, paralajmëroi hapjen e minierës Leqe për muajin mars ndërsa fillimi i Prodhimit dhe angazhimi i 300 minatorëve do të fillojë në prill të këtijë viti. Ministri Markoviq theksoi se në fillim të mandatit të tijë në Trupin Koordinues, kur është në pyetje Medvegja, ka parashtruar dy qëllime, hapjen e paraleleve të fakultetit në të dy gjuhët si dhe hapjen e minierës Leqe.

22. janar 2010.

EKSTET SHKOLLORE PËR FAKULTETET NË MEDVEGJË

MEDVEGJË – Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq më 21 janarë vizitoi Medvegjën dhe studentëve të paraleleve të ndara të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit u dhuroi tekstet shkollore të semestrit të dytë në gjuhën shqipe. Ministri Markoviq bisedoi me studentët rreth mësimit dhe problemeve me të cilat janë ballafaquar në semestrin e parë. Ministri Markoviq pret që në katër vitet e ardhshme në këto paralele të ketë rreth 500 studentë.

22. janar 2010.

22 janarë 2010.

Ambasada Britanike përkrahë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve për Serbinë jugore, deklaroi dje Keti Kotrell, sekretari i parë i ambasadës Britanike në Beograd. Kotrell gazetarët në Bujanoc i informoi se ambasada Britanike me vëmendje përcjell dhe mbështetë formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, posaqërisht në Serbinë jugore, sepse kjo është mundësia që pakica kombëtare Shqipëtare të ketë mundësi të prezentojë  të gjitha potencialet e sajë.

20. janar 2010.

Konferenca per gazetareve te kryetarit te trupit Koordinues, ministrit Mullan Markoviq dhe delegacionit te afaristeve ne Medvegje

MEDVEGJE – Te enjten, me 21 janare, kryetari I Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, me delegacionin e afaristeve te udhehequr nga drejtori I Farmakom-it MB, Mirosllav Bogiqeviq do te vizitoje Medvegjen. Ne kete delegacion do te marre pjese edhe sekretari shteterore prane Ministrise se energjetikes dhe minierave Radivoje Milanoviq, si dhe perfaqesuesit e fabrikes se baterive nga Sombori, fabrikes se qumeshtit nga Shabaci, kombinatit industrial Guca, shkritores Pozhega, minieres dhe shkritores Zajecar, PIK 7 juli, Kombinatit bujqesore Beograd, RDS grupit dhe RTB Bor. Qellimi I kesaj vizite eshte marreveshja rreth dites se fillimit te punes se minieres Leqe dhe mundesive te investimit ne komunen e Medvegjes.

15. janar 2010.

15.01.2010

Japonia në njëzet vjetët e fundit ka qenë njëri ndër donatorët më diskret dhe më të mëdhej në hapësirat tona. Vetëm në decenien e fundit nga ky vend Serbija ka marrë 198,4 milion euro. Qeveria e Japonisë në Republikën e Serbisë në këtë moment realizon disa projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë duke përfshirë këtu projektin e pastrimit të Bujanocit.

15. janar 2010.

15. 1. 2010.

Kryetari I Kuvendit Komunal të Preshevës, Skënder Destani, deklaroi se këshillëtarët në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë kërkuar formimin e gjykatës themelore dhe gjykatës së lartë për tri komunat në jug të Serbisë.

14. janar 2010.

14.01.2010

Zëvendësministri i Serbisë, e njëherit ministër i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tijë të djeshme në fshatin Maroc, në zonën tokësore të sigurisë theksoi se situata përgjatë vijës administrative me Kosovën është stabile. Ministri i policisë theksoi se interesi i Serbisë është që në këtë rajon të mbretërojë paqja dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët pa e marë parasyshë nacionalitetin e tyre duke shtuar domosdoshmërinë për investime në infrastrukturë në rajonin e komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

  Следећа страна»