Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM - PARALELJA E FAKULTETIT EKONOMIK

30. qershor 2017.

Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc sot mbahet provimi pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve. Studentëve të ardhshëm u ka dëshiruar fat ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Mlladen Sharçeviq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq.

Ministri Sharçeviq ka theksuar se hapja e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc ka qenë hap i rëndësisë së madhe për Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe ka theksuar se ka përkrahjen apsolute dhe maksimale të ministrisë përkatëse.

„Fakulteti Ekonomik ka ardhur në Bujanoc që të mbetet. Studimi në këtë fakultet është një mundësi për të rinjët nga ky territor që të zhvillojnë shpirtin afarist, pikërisht ky drejtim në të cilin shkon vendi ynë“, theksoi ministri Sharçeviq.

Mësimi sikur deri më tani do të zhvillohet në dy gjuhë në gjuhën serbe dhe shqipe, ndërsa diplomat e këtij fakultetit janë të njohura në vendet e Unionit Europian dhe në botë.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se krijimi i kushteve për zhvillimin e gjatë të arsimimit të lartë në këtë territor është në pajtueshmëri të plotë me ligjet relevante të Serbisë dhe përmes rrespektimit të nevojave të vetqeverisjes lokale dhe qytetarëve.

„Arimimi i të rinjëve në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc do të kontribuoj që të rinjët nga ky territor, i cili i takon territoreve më të pazhvilluara ekonomikisht, të shkollohen duke mos dal nga shtëpia dhe të zhvillojnë potencialet e tyre, me të cilat do të forcohet ekonomikisht jo vetëm Bujanoci por edhe i gjithë rajoni. Ky institucion i lartë arsimor do të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në stabilitetin politik“, ka theksuar Stankoviq.