Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. korrik 2015.

PUNSIMI I GRAVE TË REJA NË IT SEKTOR

Paragjykimi për gratë e reja që nuk mund të punësohen në botën e teknikës së informatikës ka qenë i mbjellur në mentalitetin tonë, mirëpo ai humbet duke iu faleminderuar programit të ri të YouthBuild-it „Punësimi i grave të reja në IT sektor“...

31. korrik 2015.

SFIDAT DHE SUKSESI I KOMPANIVE PRIVATE NË KOMUNAT BUJANOC DHE PRESHEVË 31.07.2015.

Bujanoc, Preshevë – Ekspertët e ekonomisë thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion. Përveç kontribuntit në zhvillim ekonomik...

30. korrik 2015.

PËR NJË VIT PËRKRAHJE PËR ZHVILLIMIN E KOMUNAVE PËRMES MË SHUMË SE 80 PROJEKTEVE

Gaxhin Han – Këshilli Drejtur i PROGRES-it Europian në takimin e parë vjetor ka miratuar planin për realizimin e punëve përfundimtare në bllokun e ri të spitalit të Vrajës dhe ndërtimin dhe pajisimin e ndërtesës së Qendrës së Emergjente në Novi Pazar.

30. korrik 2015.

JANË SHPALLUR ZGJEDHJET NË MEDVEGJË

Beograd – Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës, për 13 shtator 2015. Vendimi mbi shpalljen e zgjedhjeve në Medvegjë hyn në fuqi ditën e ardhshme nga dita dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare”, ku edhe fillojnë të ecin afatet për zhvillimin e veprimeve zgjedhore.

30. korrik 2015.

INSPEKCIONET NGA SOT KANË AUTORIZIME TË TJERA

Beograd – Inspekcionet nga sot kanë autorizime të reja dhe më të mëdha. Ata të cilët kanë biznes ilegal rrezikojnë që prej sotit të paguajnë dënimet në shumë prej dy milion eurove.

28. korrik 2015.

KA LINDUR FËMIJA I PARË NË MATERNITETIN E PRESHEVËS

Preshevë – Të hënën në maternitetin e Preshevës ka lindur fëmija i parë. A.B nga Presheva ka lindur djalin me peshë 4 kilogram, ndërsa sipas fjalëve të mjekes Xhejlane Ferati, lindja është zhvilluar normalisht.

28. korrik 2015.

MINISTRI I MBROJTJES, BRATISLLAV GASHIQ, SJELL ARSIMIM PROFESIONAL TË MESËM PËR NËNOFICERA

Beograd – Me vendim të ministrit të mbrojtjes Bratisllav Gashiq, në vitin e ardhshëm shkollor 2015/2016, përsëri do të hapet arsimimi i mesëm profesional i nënoficerëve të Ushtrisë së Serbisë, 20 vite pas pushimit së Shkollës së Mesme Ushtarake Profesionale, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

28. korrik 2015.

„DITËT E VRAJËS“ PREJ DATËS 24 DERI 30 GUSHT

Vrajë – Manifestimi më i vizituar dhe më masiv kulturo-artistik në Rrethin e Pçinjës „Ditët e Vrajës“, këtë vit do të mbahet prej 24 deri më 30 gusht. Organizatorët momentalisht negociojnë me disa emra të bujshëm të estradës.

27. korrik 2015.

TRIBUNË MBI RREZIQET E EMIGRANTËVE NGA TREGËTIA ME NJERËZ

Vrajë, Preshevë, Bujanoc – Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Vrajë, ka mbajtur në Preshevë tribunën “Rreziqet e emigrantëve nga tregëtia me njerëz në rrugën drejt Unionit Europian, duke iu referuar situatës në jug të Serbisë“.

27. korrik 2015.

NA NEVOJITET NDIHMA PËR EMIGRANTËT

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Alleksandar Vulin, dje në Preshevë ka deklaruar se shteti çdo ditë ndan rreth 15.000 euro për pranimin e emigrantëve dhe se kjo shifër vetëm se shkon në rritje dhe kështu Serbisë iu është e nevojshme ndihma nga bashkësia ndërkombëtare.

  Следећа страна»