Arkiva e lajmeve
                   

FORCIMI I POTENCIALEVE EKONOMIKE NË MEDVEGJË

29. qershor 2017.

Medvegjë – Për qëllim të forcimit të potencialeve ekonomike dhe zhvillimit të komunës së Medvegjës, e cila i takon komunave të më ta pazhvilluara në Republikën e Serbisë, udhëheqësia aktuale e komunës ka marrë hapa të shumtë. Është e rëndësishme të theksohet se në tri vitet e kaluara është bërë përparim i dukshëm në planin e rimëkëmbjes ekonomike të komunës.

Banorët e Medvegjës kanë fituar fontanën në qendër të komunës, ndërsa ujëvarja madhështore, të cilën ua ka dhënë natyra, është rregulluar me shtigjet e reja të ndërtuara dhe urat. Në afërsi do të bëhet Qendra e Vizitorëve, ndërsa në fazën e ndërtimit është dokumentacioni projektues për rregullimin komplet dhe ndriçimin e vëzhgimores.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, thotë se në Medvegjë punon në mënyrë intensive në punën më të rëndësishme – punësimin e njerëzve të rinj. Qeveria e Serbisë ka mundësuar përmes subvensioneve të firmes investuese sllovene “Biogen” hapjen e 110 vendeve të reja të punës në këtë komunë, dhe kështu në vitin 2017, kjo firmë do të punësoj 70 punëtorë, ndërsa në vitin e ardhshëm edhe 40 tjerë, thekson kryetari i komunës së Medvegjës.

Kryetari i kësaj komune shtoi se në periudhën e ardhshme kemi disa takime me përfaqësuesit e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës në temën e sanimit dhe rregullimit e mbetjeve në flotacionin e minierës Lece. 

„Kjo është njëri ndër problemet e nxehta tek punëdhënsi i minierës. Qëllimi ynë është që kjo të jetë e gjitha e sigurt, si edhe që të gjitha ujrat e zeza, përkatësisht hemikalet të cilat ndodhen në atë, të rregullohen. Kemi ofertën e një organizate joqeveritare që të marrë pjesë në këtë projekt, sigurisht, me pajtushmëri me Ministrinë së Minierave”, ka thënë Arsiq.

Në periudhën e ardhshme kryetari i komunës së Medvegjës do të takohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtes së Mjedisit Jetësor, si edhe me përfaqësuesit e minierës, për qëllim të gjetjes së përbashkëta të zgjidhjes së problemeve minierës Lece.

Burimi: Protokol K-1 dhe Trupi Koordinues