Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. gusht 2016.

NJËZET E SHTATË QYTETARË TË MEDVEGJËS DO TË PUNËSOHEN PËRKOHËSISHT

Medvegjë – Njëzet e shtatë banorë të Medvegjës do të punësohen përkohësisht në punët publike, ndërsa pagat e tyre në vlerën e përgjitshme prej rreth dy milionë dinarë do t`i financoj vetqeverisja lokale dhe Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP).

31. gusht 2016.

„BIVODA” FTON DHURUESIT VULLNETAR TË GJAKUT

Bujanoc – Në fabrikën e ujit dhe lëngjëve “Bivoda”, në Rakovcë të Bujanocit, sot prej orës 12 do të mbahet aksioni tradicional veror i dhurimit të gjakut.

31. gusht 2016.

DIKOVIQI VIZITOI NJËSITË NË KUFIRIN NË MES SERBISË DHE MAQEDONISË

Preshevë – Kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka vizituar një pjesë të njësitit të forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë të cilat janë të angazhuara në sigurimin e kufijve me Maqedoninë, duke theksuar se me angazhimin e tyre kanë treguar forcë dhe gadishmëri të lartë.

30. gusht 2016.

NË BANJË TË SIJARINËS NË PUSHIME EDHE ME KUPONË

Medvegjë – Sezoni turistik në Banjë të Sijarinës ende nuk ka pësuar rënie. Këtë banjë të njohur të Jabllanicës së Epërme në ditë e viziton numër i madh i notuesve të cilët në këto ditë të nxehta shpëtimin e gjejnë në njërin ndër pishinat e banjës.

30. gusht 2016.

BOMBAT E MBETURA PAS BOMBARDIMIT TË NATO-S

Bujanoc – Në më shumë se 10 lokacione në komunat Preshevë dhe Bujanoc, gjenden mina të llojeve të ndryshme, kryesisht kundërkëmbësorike të cilat kanë mbetur nga bombardimi i vitit 1999.

Sipas të dhënave të Qendrës për Deminim të Serbisë, situatë më e vështirë është në rrethinën e Bujanocit, Sjenicës dhe Paraqinit. Bomba dhe raketa të ndryshme mund të gjinden edhe në pjesët tjera të vendit – në Novi Sad, Baçka Pallankë, në portin e Pançevës, Shabac, Valevë, Uzhicë, Çaçak etj.

30. gusht 2016.

“SHKEMBIJADA” E NËNTË NË FSHATIN KËRSHEVIQ TË BUJANOCIT

Bujanoc – Më i miri në “Shkembijadën” e këtij viti, e cila për herë të nëntë mbahet në fshatin Kërsheviq të Bujanocit është Stanojko Iliq Çiko, është shërbyesi hotelerik nga Vraja. Atij iu është ndarë diploma e vendit të parë në dy kategoritë, në atë të përgaditjes së supës dhe specialitetit nga plëndësi.

29. gusht 2016.

FILLON ANGAZHIMI I PËRBASHKËT MEDICINAL NË KOMUNAT PRESHEVË DHE BUJANOC

Bujanoc, Preshevë – Asistenca humanitare e ekipeve të përziera medicinale të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos fillon të martën, më 6 shtator, në territorin e Rrethit Administrativ të Pçinjës.

Angazhimi i përbashkët medicinal përfshin kontrollimet falas shëndetësore të banorëve të fshatrave që janë larg qyteteve ku janë institucionet shëndetësore.

26. gusht 2016.

FATMIR HASANI: DO TË PUNOJ PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

Fatmir Hasani nga Bujanoci, i cili me profesion wshtw profesor i kimisë, kohët e fundit në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë angazhohet për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai theksoi se mandatin e parë do të tij do të ta kryej me luftën për një pozitë më të mirë këtyre komunave.

26. gusht 2016.

REALIZIMI I PROJEKTIT “MJEKU USHTARAK NË FSHAT” NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

Medvegjë – Aksioni “Mjeku ushtarak në fshat”, do të realizohet edhe në fshatin shumë nacional Gjylekar në komunën e Bujanocit, është vendosur në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Ushtrisë së Serbisë dhe vetqeverisjes lokale.

26. gusht 2016.

PËRKRAHJA EUROPIANE PËR AVANSIMIN E INFRASTRUKTURËS NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË – 14 PROJEKTE TË REJA

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit zhvillimor të Progresit Europian do të financoj 1,5 milion euro, 14 projektet e infrastrukturës lokale në komunat në jugperendim dhe juglindje të Serbisë.

  Следећа страна»