Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
28. nëntor 2014.

MJEKËT USHTARAK NË FSHATRAT E RRETHIT TË PÇINJËS

Bujanoc – Mjekët e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësore, tradicionalisht për herën e njëzet me radhë kanë vizituar fshatrat  në rrethin e Pçinjës, kanë biseduar me banorët e tyre dhe i`u kanë ofruar ndihmën kryesore medicinale, ka njoftuar Ministria e Mbrojtes. Dje mjekët ushtarak në aksionin „Mjeku ushtarak në fshat“, kanë ofruar ndihmën mjeksore banorëve të fshatrave Muhoc dhe Çarr, kur banorëve të këtyre fshatrave i’u kanë dhënë barnat e nevojshëm dhe i’u kanë dhënë kshilla për mjekim të mëtejshëm.

Mjekët ushtarak janë mysafir të mirëpritur në këto fshatra të këtij rrethi, çka është fakt i besimit të popullit ndaj Ushtrisë së Serbisë. Fshati Muhoc dhe Çarr ndodhen larg ambulancës, ndërsa banorët të cilët janë kryesisht të moshuar, me kënaqësi i presin mjekët ushtarak të cilëve nuk është hera e parë që i vizitojnë këto hapësira.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

28. nëntor 2014.

NUNS GJYKON FYRJET NDAJ REDAKTORIT

Beograd – NUNS ka gjykuar sjelljet fyese të ish kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqirit ndaj redaktorit Hasan Hasanit të RTV Presheva.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve ka ftuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve që publikisht të distancohet nga fyerjet të cilat Beqiri i ka thënë Hasanit dhe me atë të tregoj se gjithë gazetarëve i’u garanton lirinë dhe kushte të barabarta të punës.

28. nëntor 2014.

NË BAZËN “JUG”, STËRVITJA E USHTARËVE NGA GJASHTË SHTETE

Vranjë – Në bazën “Jug”, në Bujanoc, sot do të mbahet stërvitja ushtarake në të cilën do të marrin pjesë pjesëtarët e gjashtë shteteve të armatosura, është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Stërvitja me emrin “Ujku Platin 15”, ka filluar më 17 nëntor, ndërsa sot duhet të jet kryer me prezantimim në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.

28. nëntor 2014.

„BIVODA“ NË PANAIRI NE USHQIMIT DHE PIJEVE

Bujanoc – „Bivoda“ nga Bujanoci, është pjesëmarrëse e Panairit 41 të ushqimit dhe pijeve i cili është hapur në Beograd.

„Bivoda“ do të prezantimin e saj të prodhimeve në Panairin e Beogradit do t’a ketë të premten dhe atë stendat e Odës Ekonomike Rajonale të Leskocit. Me këtë rast do të prezantohet edhe prodhimi i ri „BiMango“.

27. nëntor 2014.

STEFANOVIQ: NIVELI I SIGURISË NË JUG TË SERBISË ËSHTË I KËNAQSHËM

Beograd – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se situate e sigurisë në territorin e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjëës është në nivelin e kënqshëm, pavarësisht së provokimeve politike.

27. nëntor 2014.

PËR LUFTËN KONKRETE KUNDËR TRAFIKIMIT TË DUHANIT

Beograd, Vranje – Për qëllim të zhdukjen e tregëtisë ilegale të prodhimeve të duhanit, kompania British Amerikan Tobako (BAT), në fabrikën e vet në Vranjë ka organizuar trajnimin për zyrtarët të cilëve veprimtaria e tyre i përket luftës kundër tregëtisë të prodhimeve të tilla. Pjesëtarët e administratës doganore dhe tatimore, si dhe agjensionet informative të vendeve në rajon, kanë marrë pjesë në ligjeratat, ushtrimeve demostrative dhe aktivisht kanë marrë pjesë në punëtoritë në të cilat kompania ka ftuar ekspertët eminentë në këtë fushë nga i gjithë rajoni, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

27. nëntor 2014.

PANAIRI I PUNËSIMIT NË VRANJË

Vranjë – Shërbimi kombëtar për punësim – me seli në Vranjë njofton publikun se në hapësirat e saj organizon Panairin për Punësim dhe fton të gjithë të papunësuarit t’a vizitojnë. Panairi do të mbahet më 2 nëntor, prej orës 11:00 deri 14:00, ndërsa në ofertë do të jenë më shumë se njëqind vende të cilat i ofrojnë trembëdhjetë punëdhënës.

27. nëntor 2014.

JANË ZGJEDHUR PËRDORUESIT E SHTËPIVE TË MONTUARA NË BUJANOC

Në seancën e tretë të Komisionit për zgjedhjen e përdoruesëve të shtëpive të montuara në Bujanoc është miratuar lista preleminare e 10 përdoruesve, të cilët do të fitojnë shtëpi të montuara në kuadër të projektit “Mbështetje për përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët e detyruar dhe mbyllja e qendrave kolektive” (IPA 12).

Përdoruesit do të fitojnë shtëpitë e montuara në pronësi, ndërsa shumica e shtëpive do t’i përshtatet standardit të Ligjit të paraparë për refugjatë.

Objektet e montuara do të ndërtohen në parcelat në pronësi të familjeve të përdoruesëve: nga 10 shtëpi, tetë do të jenë në Bujanoc, ndërsa nga një në Smederevë dhe Nish.

Familjet e përdoruesëve ndryshojn sipas madhësisë – nga familje dy anëtarëshe deri në gjashtë anëtarëshe.

Në listën preleminare të përdoruesëve mund të dorëzohen ankesat dhe pas shqyrtimit do të miratohet lista përfundimtare e përdoruesëve në seancën e planifikuar për në fund të nëntorit.

Projektin e realizon Qendra Hausing në partneritet me organizatën IDC dhe në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Komesiaratin për refugjatë dhe migracion të Republikës së Serbisë, ndërsa përmes ndihmës finansiare të programit IPA të Unionit Europian.

Burimi: Hausing Center dhe Trupi Koordinues 

26. nëntor 2014.

MAQEDONËT BARTIN BIZNESET E TYRE NË SERBI

Shkup/Beograd – Në kohën e fundit kompanitë maqedone ndërpresin veprimtarinë në vendin e tyre dhe vijnë në Serbi, sepse kanë më shumë lehtësira, shkruajn mediat rajonale.

Biznismenët maqedon dhe firmat themelojnë kompanitë e tyre kryesisht në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, shkruan e përditshmja maqedone „Utrinski vesnik”.

26. nëntor 2014.

DITA BOTËRORE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE

Në fillim të muajit nëntor në rrethin e Pçinjës, në dhunën familjare është vrarë një grua. Stacioni i pranit në Vranjë prej fillimit të vitit është përkujdesur për 23 gra dhe 24 fëmijë. Rreth parandalimit të dhunës, në Ditën Ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, kanë biseduar në Bujanoc përfaqësuesit e SOS telefonit, Qendrës për Punë Socile dhe përfaqësuesit e policisë.

  Следећа страна»