Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
27. korrik 2010.

27 korrik 2010

Dragin dorëzon 15 tonelatë miell Kryqit të Kuq në Bujanocit Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Sasha Dragin, do t’i dorëzojë nesër Kryqit të Kuq të Bujanocit donacion 15 tonelatë miell, kanë paralajmëruar nga kjo ministri.

27. korrik 2010.

27 korrik 2010. - Marrë nga Tanjugu

Përvjetori i zgjedhjeve të para të lira në Serbinë jugore Vranjë, 27 Korrik 2010.  – Në ditën e sotme, në vitin 2002, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë mbajtur zgjedhjet e para demokratike pas përfundimit të luftës me Ligjin e ri të atëhershëm mbi pushtetin lokal.

26. korrik 2010.

26.7.2010

PESË MILIONË PËR SEBINË JUGORE Mbretëria Daneze, shtetit tonë do t’i dhurojë pesë milionë euro dedikuara për zhvillimin e bujqësisë për Serbinë jugore për regjionin e Jabllanicës, Nishavës, Pçinjës dhe regjionit të Topllicës, në bazë të Marrëveshjes të bashkëpunimit zhvillimorë të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të Mbretërisë Daneze, dokument të cilin të premten e nënshkruan ministresha i finansave të Qeverisë së Serbisë Diana Dragutinoviq...

24. korrik 2010.

24.7.2010.

DA: SERBIJA JUGORE STABILE Zëvendëskryeministri dhe njëherit minister i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq deklaroi se ,,Situata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pas publikimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën është stabile.

24. korrik 2010.

24.7.2010

VARFËRIA Qeveria gjermane dhe komunat Aleksinac, Bujanoci, Piroti dhe Presheva kanë investuar 956.200 euro në zvogëlimin e varfërisë në këtë pjesë të Serbisë.

23. korrik 2010.

SHKOLLA E FUTBOLLIT NË MEDVEGJË

Klubi futbollistik ,,Jabllanica’’ me mbështetjen e Trupit koordinuers të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka themeluar shkollën e futbollit në të cilën marrin pjesë të rinjët nga komuna e Medvegjës. Që nga formimi i shkollës së futbollit, në prill të vitit 2010, KF,, Jabllanica’’ dhe frekuentuesit e sajë kanë pasur katër ndeshje miqësore dhe kanë marrë pjesë në një turnir. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara KF ,,Jabllanica’’ ka pasur suksese të shkëlqyeshme.

22. korrik 2010.

22.07.2010

Kryetari i këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri deklaroi se mbledhja konstituive e këshillit Nacional të Shqipëtarëve do të mbahet të shtunën më 24 korrik të vitit 2010 në Bujanoc ku do të përfshihen përfaqësuesit Shqipëtarët nga Bujanoca, Presheva dhe Medvegja.

20. korrik 2010.

AKSIONI RRUGORË NË BUJANOC

Në suaza të programit ,,Unë e dua Bujanocin’’, program i cili prkrahet nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 19 korrik Qendra për tolerancë dhe integrim nga Serba jugore ka organizuar aksionin rrugorë katërorësh ku grupi i aktivistëve multietnik qytetarëve të Bujanocit u ka shpërndarë broshura me të cilat inkurajohet rinia në promovimin e komunës së tyre. Broshurat janë të shtypura në të tri gjuhët: Serbe, Shqipe dhe në gjuhën Rome.

20. korrik 2010.

20. korrik 2010.

PËR 25 KOMUNA 17,5 MILIONË EURO Njëzet e pesë komuna nga Serbia jugore dhe jugperëndimore do të marrin 17,5 milionë euro për zhvillim në tri vitet e ardhshme. Unioni Europian do t’i japë 13,5 milionë euro, Qeveria Zvicerane 2,5 ndërsa Qeveria e Serbisë 1,5 milionë euro.Kjo ësthë paraparë me marrëveshjen për realizimin e programit ,,Progres’’ të cilin në Vranjë e kanë nënshkruar kryeshefi i delegacionit të UE në Serbi Vensan Dezher dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq.

19. korrik 2010.

19.7.2010

BE NDIHMON JUGUN E SERBISË Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjeliq dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Serbi Vensan Dezher do të nënshkruajnë sot në Vranjë kontratën mbi ndarjen e mjeteve pa kthim për zbatimin e programit “Partneriteti Evropian me komunat – Progresi”. Qëllimi i Programit është që në tri vitet e ardhshme të përkrahet zhvillimi i 25 komunave në jug dhe jugperëndim të Serbisë. Programi “Progresi” është program i përbashkët i BE dhe i qeverive të Zvicrës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën e kabinetit të nënkryetarit Gjeliq.

  Следећа страна»