Arkiva e lajmeve
                   

VENDE TË REJA TË PUNËS PËR PERSONAT ME VËSHTIRËSI PËR PUNËSIM DHE MBROJTJE TË MIRË SOCIALE NË JUGUN E SERBISË

30. qershor 2017.

Nish – Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës ka siguruar mjete të pakthyeshme për vetëpunësimin e 28 njerëzve, idetë e të cilëve janë të njohura si më të mira në kuadër të projektit me vlerë 170.000 euro, qëllimi i të cilit është forcimi i grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara në 34 vetqeverisje lokale në juglindje dhe jugperendim të Serbisë.

Përveç rezulateteve të caktuara kryesore, projekti i cili është realizuar në partneritet me Qendrën për Politikë Sociale, Qendra për Hulumtimet Politike Publike dhe Qendrën Edukative të Leskocit, ka përfshirë edhe analizën e kapaciteteve institucionale të vetqeverisjeve lokale, analizën e punësimit të personave të rrezikuar dhe shërbimeve të mbrojtjes sociale në 34 qytete dhe komuna në jugun e vendit.

Duke iu uruar sipërmarrësve dhe sipërmarrësve të reja, Marko Vujaçiq, udhëheqësi nacional i Progresit Europian, theksoi angazhimin e UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës në avansimin e kualitetit të jetës së banorëve në jugun e vendit, me aksent të veçant në avansimin e administratës lokale, si në aspektin institucional ashtu edhe në zhvillimin dhe realizimin e politikave në fushën e inkluzionit social të grupeve të cenuara, duke përfshirë edhe punësimin e tyre.

„Rezultatet e këtij projektit janë treguesit jo vetëm në cilin drejtim të vetqeverisjes lokale duhet që të zhvillohet edhe më tej, por edhe që të egzistojnë baza të mira për avansimin e kapaciteteve të tyre. Shpresojmë që të gjitha analizat e kryera, metodologjia dhe përvojat e arritura të shërbejnë pikërisht për shqyrtim të mirë të grupeve të cenuara në lokal, zhvillimin e politikave relevante dhe modeleve innovative të shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe punësimit, sepse përkrahja shoqërore është e nevojshme për përfshirje të tyre sociale”. thotë Marko Vujaçiq.

Në tri komuna, Bujanoci, Bosilegradi dhe Meroshini, është ofruar përkrahja për vendosjen e shërbimeve të qëndrueshme sociale në përputhje me ligjin, të cilat duhet t`i përgjigjen nevojave të banorëve.

„Sëbashku kemi vendosur shërbimin e ri, ndihmën në shtëpi për personat e vjetër të cilët jo vetëm se ndihmojnë këtë ketegori të cenuar me numër të madhe në këto komuna, por nënkupton angazhim të grave të papunësuara”, tha Daniela Nikoliq, nga komuna e Meroshinës.

Në këtë takim është theksuar bashkëpunimi i pushtetit lokal me institucionet në nivelin qendror është i nevojshëm për realizim efektiv të secilit regulator dhe ndryshim të reformave, ndërsa vetqeverisja lokale duhet më shumë të drejtohet në bashkëpunimin të ndërsjelltë dhe këmbim të përvojave në fushën e mbrojtjes sociale dhe punësimin e grupeve të cenueshme, ku shoqërimi i resurseve dhe diturive mund të çojë deri tek reformat e shpejta.

Burimi: Progresi Europian dhe Trupi Koordinues