Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. gusht 2009.

31.08.2009.

JUGU KA NEVOJË PËR BASHKËJETESË   BEOGRAD – Komunat e Serbisë jugore kanë nevojë më tepër për bashkëjetesë, si brenda komunitetit shqipëtarë dhe serbë poashtu edhe në mes tyre, sepse atje egzistojnë shumë ndarje dhe pengesa në mes të njerëzve, delaroi shefi i OSBES-ë Hans Ola Urstad.

28. gusht 2009.

Ftesë për gazetarë: PAJISJE SHKOLLORE FALAS PËR NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

BEOGRAD, 28 GUSHT 2009 – Të martën, më 1 shtatorë, një mijë e treqind (1300) nxënës të klasëve të para të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin falas pajisje shkollore në vlerë prej 2 milion e 800 mijë dinarësh. Donacionin e ka siguruar Trupi Koordinues i këtyre tri komunave. Kompleti i pajisjeve shkollore përmbanë çantën shkollore, kutizën për pajisje, gjashtë fletore, bllok për vizatim, vizore, ngjyrat e drurit, logaritësen, gdhendësin, gomën, lapsat grafik dhe kimik. Vlera e një kompleti është 2.100 dinarë.

25. gusht 2009.

SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES I KAN MBËRRI 49 PROPOZIM PROJEKTE

Në konkurset për realizimin e të drejtave sociale dhe të pakicave si dhe për programe dhe projekte të shoqatave të qytetarëve, të cilat konkurse kanë qenë të hapura deri më 21 gusht të vitit 2009, Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u kanë arritur 49 propozim projekte.

11. gusht 2009.

PLOTËSIMI I TEKSTIT TË KONKURSIT PËR NDARJEN E BURSËS SË NXËNËSVE

Vërtetimi mbi të ardhurat e përgjithshme familjare, të cilat merren në organet komunale, meren për të ardhurat e përgjithshme të të gjithë anëtarëve të familjes për gjashtë mujorin e e parë të vitit 2009.

4. gusht 2009.

MILAN MARKOVIQ MBI AKTIVITETET E TRUPIT KORDINUES

Kryetari i Trupit Koordinues e njëherit edhe kryetarë i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, deklaroi se Trupi Koordinues momentalisht në Serbinë jugore është i fokusuar në arsim, drejtësi, kyqjen e shqipëtarëve në institucione, krijimi i pushtetit multietnik në Preshevë dhe Bujanoc si dhe në ndërtimin e infrastruktures.

3. gusht 2009.

03.08.2009

Ministri i punëve të mbrendshme Ivica Daqiq deklaroi dje se javën e kaluar ka pasur bisedime me liderët shqipëtarë nga Serbia jugore me qëllim të ruajtjes së stabilitetit politik dhe qetësisë. ,,Bisedimet kanë qenë shumë korekte dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. Dëshiroj që forcat tona të sigurisë në Serbinë jugore të kenë mbështetjen e qytetarëve, mirëpo gjithashtu së bashku të luftojmë kundër kriminalitetit, korupcionit se kjo është në interes të popullatës’’, deklaroi Daqiq.