Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
27. dhjetor 2012.

NJOFTIM PËR MEDIA - 27.12.2012.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc  dhe Medvegjë  bën të ditur që në publik është nxitur një tension me deklaratat nxitëse e kërcënuese të ish pjesëtarëve të „Ushtrisë çlirimtare PBM“.

26. dhjetor 2012.

VITI PARAPRAK PËRFUNDOI ME SUKSES, U PLANIFIKUAN AKTIVITETET PËR VITIN E ARDHSHËM

Shërbimi i Trupit Koordinues ka analizuar punën dhe rezultatet në vitin 2012 dhe ka përgatitur propozim planin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm. Këtë vit, për herë të parë janë siguruar mjetet e pakthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe dyqaneve të produkteve bujqësore. Shtatë ndërmarrje nga Bujanoci, pesë nga Presheva dhe tri nga Medvegja kanë marrë sëbashku 40 milionë dinarë. Është kryer faza e parë e ndërtimit në njësinë e maternitetit në Preshevë dhe është caktuar lokacioni për ndërtesën e paraleles së fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.

24. dhjetor 2012.

“MEGAL” EKSPORTOI 60% TË PRODHIMIT

Burimi: Blic / Ndërrmarrja për prodhimin e pjesëve për nxemje (bojlerëve) “Megal” nga Bujanoci, gjatë pesë ditëve të fundit të këtij viti, në përgjithësi do të plotësojë programin e prodhimit edhe për blerësit në vend edhe jashtë vendit dhe do të transportojë edhe sasinë e fundit të  kontraktuar të bojlerëve. “Megal” relativisht shpejt, u rimëkëmb me ndihmën e kredit nga Fondi për zhvillim. Për vitin 2013 është planifikuar për 20%  më shumë prodhim.

20. dhjetor 2012.

USHTRISË I NEVOJITEN PROFESIONIST

Ministria e mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e më shumë se 4.000 ushtarëve profesional    të rinjë dhe të reja në njësitet e Ushtrisë së Sërbis në njëzet vende në Sërbi. Kërkohen artilerist, këmbësorist,inxhinier dhe ushtarë profesional për shërbimet teknike, për shërbimet e telekomunikacionit dhe komunikacionit, theksohet në tekstin e konkursit të shpallur në Web faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

17. dhjetor 2012.

PËRFUNDOI FAZA E PARË E PUNIMEVE NDËRTIMORE NË NJËSINË E MATERNITETIT NË PRESHEVË.

Pas 15 vjetëve Presheva përsëri do të ketë njësinë e maternitetit. Shënimit të 12 vjetorit te ekzistimit të Trupit Koordinues i parapriu përfundimi i fazës së parë të punimeve ndërtimore në njësinë e maternitetit në Preshevë. Rikonstruktimi i ndërtesës së njësisë së maternitetit në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, ka filluar para më shumë se një viti, rreth 95% e punimeve ndërtimore në fazën e parë është përfunduar.

17. dhjetor 2012.

TRUPI KOORDINUES FESTOI 12 VJETORIN E EKZISTIMIT

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  festoi 12 vjetorin e themelimit. Musafirëve në objektin e Banjës së Bujanocit iu është prezentuar filmi dokumentar mbi punën e këtij organi të Qeverisë. Dhënia e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve, shkolla e gjuhës serbe për te rinjët shqiptarë, hapja e paraleles së Fakultetit ekonomik në Bujanoc, hapja e Fakultetit ekonomik dhe juridik në Medvegjë...

14. dhjetor 2012.

FTESË PËR MEDIJA - 14.12.2012.

Ju ftojmë që të hënën më 17. dhjetorë të përcjellni ngjarjet me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në repartin e maternitetit në qendrën shëndetësore në Preshevë, me fillim nga ora 12:00. Në vizitën e maternitetit do të jetë i pranishëm kryetari I Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Bujar Zylfiu – drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, te cilët me këtë rastë do të japin intervistë për medija.

Agenda

12. dhjetor 2012.

TË RINJTL NDIHMOJNË QENDRËS KOLEKTIVE

Burim: Gazeta popullore – Nish / Bujanoc-Banorët e qendrës kolektive “Salvatore” në Bujanoc kanë marrë pakete me garderob të dimrit. Me rastin e 5. dhjetorit ditës ndërkombëtare të vullnetarve, pjesmarrsit e programit të  YouthBuild i kanë ndarë ndihma të cilat i kanë grumbulluar gjatë aksionit humanitar.

10. dhjetor 2012.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË, ZORAN STANKOVIQ VIZITOI STUDENTËT, TË CILËT FITUAN BURSA NGA KY ORGAN

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka vizituar gjeneratën e parë dhe të dytë të bursistëve të Trupit Koordinues, të cilët studiojnë në Universitetin e Novi Sadit. Stankoviq u takua me 30 studentët dhe gjatë bisedës me ta, rektorin Mirosllav Veskoviq, dekanët dhe prodekanët u informua rreth përvojave të të rinjëve, që vijnë nga këto tri komuna, kushtet e studimeve dhe integrimin e tyre në mjedisin e ri.

10. dhjetor 2012.

Nxënësit më të mirë të shkollave të mesme nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja, vizituan Beogradin.

Për të  katërtin vit me radhë ,gjimnazistët më  të  shkelqyeshëm të  shkollave të  mesme nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja,fituan bursa nga trupi Koordinues  prej 6.000 dinarë  ne muaj e fituan 231 gjimnazistë  -129 nga Presheva ,78 nga Bujanoci ,24 nga Medvegja. Prioritet në dhënien e bursave kishin fëmijët pa një ose të dy prindërit.

  Следећа страна»