Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
28. shkurt 2011.

NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA PËR VIZITË NË NOVI SAD

Një grup prej 88 nxënësish të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva, të premten vizitoi Novi Sadin. Vizita është organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe Sekretariati krahinorë i arsimit.

25. shkurt 2011.

FTESË PËR MEDIA - 25. shkurtë 2011.

E premte, 25. shkurtë 2011. Në holin e Qeverisë së KA të Vojvodinës në ora 13:30 do të organizohet pritja për nxënësit dhe prindërit e tyre nga Bujanoci dhe Presheva të cilët nën organizimin e Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujaoc dhe Medvegjë dhe të Sekretariatit krahinorë për arsim të KA të Vojvodinës, vizitojnë Novi Sadin.

22. shkurt 2011.

FTESË PËR MEDIA - 22. shkurt 2011.

Të mërkurën, në Bujanoc më 13. shkurt me fillim në ora 12.00 në Press Qendrën e Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të mbahet takimi i grupit Punues për tekstet e arsimit fillorë dhe të mesëm në gjuhën shqipe.

21. shkurt 2011.

21.2.2011

Në Tërnocin e madh, fshatin shqipëatarë në Serbnë jugore, mësuesja nga Vranja mbanë orë të gjuhës serbe tri herë në javë.

21. shkurt 2011.

SHËNDETI NUK MUND TË KETË KOMBËSI

Fshatin Gramadë, i cili gjendet në zonën e sigurisë toësore, rregullisht e vizitojnë vetëm mjekët e brigadës së 4 të Ushtrisë së Serbisë. Kur mjekët arrijnë me makinat e tyre, pleqët duke çaluar ofrohen portave të tyre për t’i pritur dhe përshëndetur. E më pastaj në dhomat e tyre të vogla në të cilat bëjnë gjum dhe ushqehen, shtrijnë dorën e tyre për të  matur tensionin e gjakut.

16. shkurt 2011.

NGA BUJANOCI, PRESHEVA DHE MEDVEGJA 40 ANKESA PËR NË MUAJ

BUJANOC – Zyrja e ombudsmanit republikan në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, merr rreth 40 ankesa të qytetarëve në muaj të cilat më tepër kanë të bëjnë me punën e organeve të administratës shtetërore si dhe për sigurimin pensional dhe invalidorë. Këshillëtarja e mbrojtësit të qytetarëve (ombudsmanit) Maja Zlatkoviq deklaroi se ankesat e qytetarëve të të tri komunave të lartëpërmendura nuk dallojnë shumë nga problemet e qytetarëve të komunave tjera të Serbisë dhe se për 8 muaj të ekzistimit të sajë kemi pasur vetëm  një ankesë e cila ishte në baza etnike, dhe ate në komunën e Bujanocit.

16. shkurt 2011.

NË ,,HEBA’’ PRODHIMI MË I LARTË

BUJANOC – Vitin e kaluar fabrika për prodhimin e sokave dhe të ujit mineral,,Heba’’ pronar i së cilës është kompania ,,Nektar’’ nga Baçka Pallanka, vitin e kaluar ka prodhuar 43 milionë litra sok dhe ujë mineral, që është 5% më tepër se sa në vitin 2009. Pritet që rritja e prodhimit të vazhdojë edhe këtë vitë sipas së cilës është planifikuar të prodhohen 56 milionë litra sok dhe ujë mineral e që është 35% më tepër prodhim se sa në vitin 2009.

16. shkurt 2011.

PRESHEVËS NJË TOTAL PREJ 125 MILIONË DINARËSH

Preshevë, 16. shkurt  - Ministri i pushtetit lokal e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq gjatë vizitës së tijë në Preshevë javën e kaluar deklaroi se nga buxheti i Trupit Koordinues në vitin 2011, komunës së Preshevës do t’u ndahen 104 milionë dinarë dhe se në bisedë me udhëheqësit komunal janë pajtuar në shpërnadrjen  e fondeve në mënyrë që t’u ndihmohet të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

14. shkurt 2011.

THIRRJE PER MEDIA - 14. shkurt 2011.

Kryetari iTrupitKoordinuesMilanMarkoviqtemerkurendotevizitojePresheven

Ministri i pushtetit lokal dhe i veteqeverisjes lokale e njeherit edhe kryetare i Trupit Koordinues i Qeverise se Republikes Se Serbise per komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje Milan Markoviq dhe sekretari shteterore prane Ministrise se Shendetesise Perisha Simonoviq te merkuren, me 16 shkurt ne ora 12:00 ne Presheve.

8. shkurt 2011.

INFORMACION PËR NXËNËSIT

Të nderuar studentë të ardhshëm dhe prindër, Para juve është informatori i cili përmban të dhëna lidhur me aktivitetet e reja në fushën e politikave arsimore të Trupit koordinues. Për shkak të integrimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për qytetarët e komunave në jug të Serbisë, Trupi koordinues në vitin 2011 ndan bursë për 10 të rinjë të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Novi Sadit. INFORMACION PËR NXËNËSIT Shkarko dokumentin

  Следећа страна»