Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. qershor 2010.

PROMOVIMI I PROJEKTIT „LIBRI MË I MIRË I RINISË’’

Me mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Prehevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ,,Qendra për ndërrime pozitive’’ nga Presheva realizon projektin ,,Libri më i mirë i rinisë’’.

29. qershor 2010.

PREMIERA E FILMIT ,,THUAJ JO’’

Me mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizata joqeveritare ,,The Future’’ nga Tërnoci i madh në suaza të projektit ,,Së bashku kundër drogës’’ ka inqizuar filmin e shkurtër të titulluar ,,Thuaj Jo’’. Filmi merret me rininë të cilëve droga u a ka marrë jetën.

28. qershor 2010.

HAPET QËNDRIMI DITORË PËR FËMIJËT DHE RININË ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Javën e kaluar ka filluar së punuari qëdrimi ditorë i Shoqataës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga Presheva. Me mbështetjen e Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shoqata ka bërë adaptimin në lokalet e shkollës fillore ,,Ibrahim Kelmendi’’ dhe ka përshtatur për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

23. qershor 2010.

23.06.2010.

Qendrat kolektive mbyllen përmes mbështetjes finansiare të programit ,,ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD) Duke i falënderuar programit të përbashkët të kombeve të Bashkuara ,,Ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv’’ (PBILD), personave të shpërngulur në  motelin ,,Atina’’ e cila është qendra e fundit kolektive në rrethinën e Leskocit në të cilin kanë gjetur strehim 67 persona, në dispozicion janë ofruar tri mundësi për gjetjen e strehimit të përhershëm në Serbi. Nga mjetet e fondit spanjoll për arritjen e qëllimeve mileniume për zhvillim (MGDF), PBILD ka siguruar tri pako ndihme për personat e shpërngulur në komunat e Serbisë jugore, posaqërisht në Bujanoc.

21. qershor 2010.

PËRSE E DUA BUANOCIN

Në suaza të projektit ,,përmes gazetarisë deri te toleranca dhe integrimet’’, projekt i cili është realizuar në partneritet në mes të organizatës ,,Gjysëmhëna’’ dhe  ,,Qendra për tolerancë dhe integrim të Serbisë jugore’’ dhe i cili është finansuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë shtypur broshurat me mbishkrimin ,,Përse e dua Bujanocin’’.

21. qershor 2010.

SHKOLLA E MUZIKËS NË PRESHEVË

Qendra për arsim multikulturorë nga Presheva, të cilës Trupi Koordinues i Qeverisë së Rebublikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujnanoc dhe Medvegjë u ka ndihmuar finansiarisht, ka organizuar koncert me rastin e mbarimit të vitit shkollorë.

21. qershor 2010.

TURNIRI FINAL NË VOLEJBOLL

Në suaza të projektit multietnik ,,Shkolla e volejbollit’’ të cilin finansiarisht e përkrahë Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, vikendin e kaluar është mbajtur turnir në volejboll. Në këtë turnir kanë marrë pjesë më tepër se 60 fëmijë të cilët janë pjesëtarë të shkollës së volejbollit në Bujanoc.

21. qershor 2010.

21.06.2010.

Shansa për katër komunat në jug: u dhuruan sertifikatat për mjedis të volitshëm afarist Qytetet Subotica, Vranja, Leskoci dhe komunat e Bujanocit dhe Pirotit kanë marrë sertifikata për mjedis të volitshëm afarist në suaza të programit Lidhja Nacionale për zhvillim lokal ekonomik (NALED).

18. qershor 2010.

18.06.2010.

Vilijam Infante në Bujanoc Koordinatori i përhershëm i KB në Serbi Vilijam Infante gjatë vizitës së tijë në Serbinë jugore bisedoi me kryetarin e komunës Shaip Kamberi rreth bashkëpunimit të KB dhe pushtetit lokal për ndihmën e 4.823 të çvendosurve dhe refugjatëve të cilët jetojnë në komunën e Bujnaocit.

16. qershor 2010.

TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË KOOPERATIVËS BUJQËSORE ,,JUG LEVOSOJE’’ ME ZËVENDËSMINISTRIN E BUJQËSISË DHE MEPËRFAQËSUESIT E QUMËSHTORES SË SHABACIT

Me iniciativën e Trupit Koordinues, dje, për rritjen e kapaciteteve në prodhimin e qumështit në këtë komunë, në Bujanoc kanë biseduar përfaqsuesit e kooperativës bujqësore ,,Jug Levosoje’’, zëvendësministri i bujqësisë Slobodan Teofanov, përfaqësuesit e qumështores së Shabacit dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq. Delegacioni vizitoi disa familje në fshatrat Levosovë dhe Osllarë. Gjatë bisedës erdhën në konkludim se nuk ka kapacitete për një bashkëpunim më serioz për prodhimin e qumështit dhe për blerjen e këtijë prodhimi nga ana e qumështores së Shabacit. Për rritje të prodhimit në këtë regjion, është paraparë vizita e katër qumështoreve të cilat bëjnë grumbullimin e qumështit në Bujanoc dhe Preshevë. Qumështorja e Shabacit është e gatshme që t’u dalë në ndihmë prodhuesve lokal të qumështit, t’u dhurojë laktofrize, sisteme për ruajtjen e qumështit dhe t’u paguj qumështin me një çmim më të lartë se sa çmimi aktual në treg.

  Следећа страна»