Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. shtator 2015.

RRETHRROTULLIMI PËR 90 DITË

Bujanoc – Në hyrje të Bujanocit, në udhëkryqin pranë pompës së benzinës ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit, njëra ndër investimet më të mëdha në vitet e fundit në komunikacion.

30. shtator 2015.

ARRIJNË TË REJAT NË SHKOLLË

Nxënësit e shkollës së mesme në të ardhmen do të kenë më së shumti tri vlerësime të diturive për një javë, ndërsa në ditë më së shumti një test ose ushtrim me shkrim. Për secilën lëndë në gjysmëvjetor do të kenë dy detyra kontrolluese apo me shkrim. Ndërsa secila detyrë me shkrim do të duhej t’i tregohet nxënësve në orë, mirëpo edhe në tabelën për shpallje të shkollës ose në ueb faqe. Vetëm vlerësimet “blic” të shkurta prej 15 minutave, nuk do të duhen të shpallen. 

30. shtator 2015.

PËRGADITEN OBJEKTET MONTAZH PËR REFUGJATËT NË PRESHEVË

Preshevë – Për këtë dimër kur ende pritet që të ketë fluks të emigrantëve në territorin e komunës së Preshevës nga drejtimi i Greqisë dhe Maqedonisë, kanë filluar përgaditjet për krijimin e kushteve ashtu që përveç tendave të sigurohet akomodim adekuat për kushtet dimërore.

29. shtator 2015.

FESTIVALI I MINIBASKETIT NË BUJANOC

Bujanoc – Në festivalin dyditor të minibasketit të titulluar me emirn “T`i ruajm fëmijët”, i cili këtë vikend u mbajt në Bujanoc dhe në të cilin morrën pjesë rreth 400 basketbollistë të rinj nga të gjitha pjesët e Serbisë, si dhe nga Maqedonia dhe Republika Serbe.

29. shtator 2015.

PANAIRI I PARË I LOPËVE RACORE

Bujanoc – Në Bujanoc është mbajtur ekspozita e parë e lopëve të racës simentale, të cilin e ka organizuar Stacioni Veterinarik në Bujanoc.

29. shtator 2015.

AKSIONI “KOSHTANA 2015” I MPB DHE ADMINISTRATËS SË POLICISË KUFITARE

Preshevë – Në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc, në pjesën e kufirit të gjelbërt në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, ka nisur aksioni i përbashkët operativ “Koshtana 2015”, e cila do të zgjasë deri më 7 tetor, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë.

29. shtator 2015.

FESTIVALI I PARË I TOLERANCËS NË VRAJË

Vrajë – Në organizimin e “Qendrës Edukative” të Leskocit, ndërsa në bashkëpunim me shoqatën “Veles” të Vlladiçin Hanit, në platonë pranë bibliotekës “Bora Stankoviq”, në Vrajë është mbajtur për herë të parë “Festivali i tolerancës”.

24. shtator 2015.

URIMI PËR KURBAN BAJRAM

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komuat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjithë banorëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, besimtarëve musliman dërgon urimet me rastin e Festës Kurban Bajramit...

24. shtator 2015.

AMBASADORI MANCO: SJELLJE E PËRGJEGJSHME DHE SOLIDARE E SERBISË

Presheva – „Serbia ndaj krizës së refugjatëve sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe solidare“, deklaroi dje ambasadori i Italisë në Serbi, Gjyzepe Manco, me rastin e vizitës në Qendrën për Pranim të Refugjatëve në Preshevë.

24. shtator 2015.

KONKURSI PËR ÇMIMIN VJETOR MEDIATIK PËR TOLERANCË

Komesari për Mbrojtjen e Barazisë, me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Serbi, prej datës 16 deri 19 nëntor 2015, në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, ka vendosur çmimin vjetor mediatik për tekstet dhe artikujt mediatik më të mira në temën kundër luftës së diskriminimit dhe promovimit të barazisë dhe tolerancës. Qëllimi ynë është njoftimi sa më i gjërë i publikut me fenomenin e diskriminimit në Serbi në të cilin rolin kryesor e kanë mediat, mbështetja e raporteve me të cilat përmirësohet barazia dhe tolerance në shoqërinë tonë, pastaj zhdukja e paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj grupeve të pakicave, grupeve të margjinalizuara dhe të rezikuara, si dhe ngritjen e dukshmërisë së institucionit të Komesionerit. 

  Следећа страна»