Arkiva e lajmeve
                   

APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN NË DEPARTAMENTIN E FAKULTETIT EKONOMIK

28. qershor 2023.

Bujanoc - Beograd - Regjistrimi i kandidatëve për dhënien e provimit pranues në departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc fillon të enjten (29 qershor), ndërsa do të bëhet edhe të premten (30 qershor), nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

Provimi pranues është caktuar për në datën 4 korrik në orën 10:00, ndërsa renditjet paraprake do të publikohen më 5 korrik. Renditjet përfundimtare publikohen më 11 korrik, pasuar nga regjistrimi që do të zgjasë dy ditë, 12 dhe 13 korrik, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit Koordinues