Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
21. korrik 2016.

VENDE TË LIRA NË SHKOLLAT E MESME NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Bujanoc, Preshevë – Pas afatit të fundit për regjistrim në shkollat e mesme në Rrethin e Pçinjës kanë mbetur 430 vende të lira. Në Bujanoc ka 98 vende të lira. Shkolla e mesme “Sezai Surroi”, në të cilën mësojnë fëmijët shqiptarë, ka vend për 13 automekanik, 14 bravarë, 13 tregtarë dhe 12 teknikë maqinerik për kontstruktime kompjuterike.

21. korrik 2016.

PROJEKTI I BIBLIOTEKËS NË VRAJË PËR RUAJTJEN E TRASHIGIMISË ORTODOKSE TË RRETHIT TË PÇINJËS

Vrajë – Biblioteka e qytetit “Bora Stankoviq” në Vrajë, ka filluar realizimin e projektit “Ruajtja e trashigimisë kulturore ortodokse – Evidentimi i pasurisë kulturore ortodokse të Rrethit të Pçinjës”, është thënë nga ky institucion publik.

21. korrik 2016.

ARTISTËT DHE KREATORËT E RINJ, PARAQITUNI!

Ftohen artistët dhe kreatorët e rinj nga Serbia që deri më 31 gusht, të përpilojnë dhe paraqesin zgjidhjeve origjinale për identitetin vizuel të Festivalit të shtatë Ndërkombëtar të Kulturës së Gjelbërt „Green Fest“. Këtë vit ky festival do të mbahet në Shtëpinë e Rinisë në Beograd prej datës 15 deri 18 nëntor, me slloganin “Një ditë në Tokë”.

20. korrik 2016.

NË PRESHEVË NUK KA FLUKS TË MADH TË EMIGRANTËVE

Preshevë – Në kufirin me Maqedoninë, në rajonin e Preshevës tani për tani nuk ka fluks të madh të emigrantëve. Qendrat për Pranim në Preshevë dhe Miratoc janë të gatshme për pranimin e fluksit të ri të emigrantëve po nëse vie deri tek ajo.

20. korrik 2016.

KONSULLTIMET PUBLIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL SERBI - MAQEDONI

Zyra për Integrime Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Vetqeverisje Lokale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, organizon konsulltimet njëditore publike në kuadër të Programit të ri të bashkëpunimit territorial Serbi – Maqedoni 2016-2020.

20. korrik 2016.

KONKURSI PËR FOTOGRAFINË MË TË MIRË NË TEMËN “INKLUZIONI SOCIAL”

Qendra për Inovacionet dhe Integrimet Sociale organizon konkursin për zgjedhjen e fotografisë më të mirë në temën “Inkluzioni Social”. Qëllimi i konkursit është promovimi i nevojave për inkluzion social përmes fotografisë, si njëri ndër transferuesit më të fortë dhe të afërt të informacioneve dhe ideve.

19. korrik 2016.

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR: POLICA DHE USHTRIA SËBASHKU „MBROJN KUFIJTË”

Beograd – Në kufirin e Serbisë me Maqedoninë dhe Bullgarinë do të dërgohen ekipet e përbashkëta policore dhe ushtarake në bazë të vendimit në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë, të cilat do të kenë detyrë që të parandalojnë hyrjen ilegale të emigrantëve dhe t`i sjellin trafikantët e njerëzve para drejtësisë.

19. korrik 2016.

SHPËRBLIME NË TË HOLLA PËR NXËNËSIT E GJENERATËS

Medvegjë – Milica Stankoviq dhe Dejana Jankoviq, nxënëset e gjeneratës, kanë fituar nga vetqeverisja lokale shpërblimet në të holla në vlerë prej 20.000 dhe 30.000 dinarëve, me urimet dhe dëshirat që t`i vazhdojnë me sukseset e shkëlqyeshme.

19. korrik 2016.

FITUESIT E LOJRAVE SPORTIVE TË TË RINJËVE NGA RRETHI I PÇINJËS NESËR UDHËTOJNË PËR NË BEOGRAD

Vrajë – Të vegjëlit nga Rrethi i Pçinjës, fitues të Lojrave Sportive të të Rinjëve (SIM), të cilat janë mbajtur në Vrajë, më 10 korrik, do të marrin pjesë në finalen e garës shtetërore në Beograd.

18. korrik 2016.

QËNDRIMI I NXËNËSVE NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË ZLLATIBOR

Zllatibor – Me iniciativë të kryemurgut të manastirit Halindar dhe vllezërisë së manastirit Halindar, ndërsa nën sponzorizimin e komunës së Çajetinës, në Zllatibor në periudhën prej 13 deri 20 korrik qëndrojnë 280 nxënës të Dioqezës së Vrajës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe fshatrat në rrethinë), Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit (Kosovë dhe Metohi – Viti-Klokot) dhe Dioqeza e Dalmacisë (Knin, Kistanje me rrethinë). 

  Следећа страна»