Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
27. shkurt 2013.

UJI PO TËRHIQET NGA RRETHI I PÇINJËS

Bujanoc dhe Preshevë – Situata në rrethin e Pçinjës, i cili ka qenë më i rrezikuari nga përmbytjet ka filluar të normalizohet, ka deklaruar kryeshefi i këtij rrethi në jug të Sërbisë Budimir Mihajlloviq, por ka shtuar se ekziston frika nga përmbytjet nëse përsëri kemi reshje të shiut.

27. shkurt 2013.

KRYQI KUQ I SERBISË I KA DËRGUAR NDIHMË NJERËZVE TË RREZIKUAR NGA PËRMBYTJET NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Beograd – Kryqi kuq i Sërbisë ka zgjeruar ndihmën për popullatën e prekur nga  përmbytjet në Bujanoc dhe Preshevë. Siç është theksuar në deklaratën e Kryqit të Kuq të Sërbisë, ndihma përbëhet nga 170 paketa për higjienë familjare, 170 litra mjete dezinfektuese, 130 palë çizme të gomës dhe gjashtë komplete për të mirëmbajtur higjienën kolektive.

26. shkurt 2013.

NDIHMA EMERGJENTE E TRUPIT KOORDINUES

Delegacioni i Shërbimit të  Trupit Koordinues i Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka vizituar fshatrat e përmbytura në Levosojë dhe Osllarë të Bujanocit, me këtë rast të rrezikuarëve i kanë ofruar ndihmë emergjente duke iu dorëzuar gjëra elementare për jetë dhe bombola të gazit.

26. shkurt 2013.

IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT “SPORTI NË SHKOLLA”

Delegacioni i ministrisë së rinisë dhe sportit në krye me sekretarin shtetëror për sport, Predrag Peruniçiq ka vizituar komunën e Preshevës dhe Bujanocit, të cilat do të jenë të përfshira në projektin “Sporti në shkolla”, qëllimi i të cilit është kthimi i nxënësve në sallat e shkollave.

25. shkurt 2013.

KALANOVIQ: MBËSHTETJE NDËRTIMIT TË MATERNITETIT NË PRESHEVË

Ministrja për zhvillim rajonal dhe administrim lokal Verica Kalanoviq, të premtën ka deklaruar se Ministria në krye të së cilës është ajo, do t’i ndihmojë financiarisht ndërtimit të maternitetit në Preshevë, si dhe do të intensifikojë bashkëpunimin për planifikimin e zonës industriale.

25. shkurt 2013.

FTESË PËR MEDIA - 25.02.2013.

Ju ftojmë që të përcjillni vizitën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 26 dhe 27 shkurt të delegacionit të Ministrisë së rinisë dhe sportit me rastin e prezentimit të programit “Sporti në shkolla”, i cili përfshin nxënësit e shkollave fillore prej klasës së parë deri në të katërtën. Bashkëngjitur do të gjeni agjendën e ngjarjes

22. shkurt 2013.

KALANOVIÇ NË PRESHEVË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE REGJIONAL

Beograd - Ministrja për zhvillimin regjional dhe vetëqeverisje lokale Verica Kalanoviç do të qëndrojë sot në Preshevë, do të marrë pjesë në një forum diskutimi të dedikuar zhvillimit ekonomik dhe rajonal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

21. shkurt 2013.

Konkurs për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit 2013

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

21. shkurt 2013.

"FOTOGRAFIA, DËSHMIA MË E MIRË E JETËS MULTIETNIKE"

Në shtëpin e kulturës në Bujanoc, organizata "Horizonti" të shtunën shpalosi një ekspozitë me fotografitë e të rinjve nga Bujanoci. Ekspozita është pjesë e projektit "Fotografia, dëshmia më e mirë e jetës multietnike", financuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat,  Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë.

20. shkurt 2013.

MJALTA – MUNDËSI EKSPORTIMI E RRETHIT TË PÇINJËS

Vranjë – Rezultatet e plasimit të mjaltës në vitet e kaluara tregojnw se ky prodhim është një mundësi e madhe e rrethit të Pçinjës  për ta eksportuar, ndërsa analizat laboratorike  të cilat janë bërë në Gjermani dhe Itali kanë dëshmuar se mjalta nga ky rajon është në mesin e mjaltave më kualitative në Sërbi dhe në Ballkan.

  Следећа страна»