Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
29. prill 2009.

29.04.2009

Ministresha e Planit Nacional për Investime (PNI) Verica Kalanoviq deklaroi se ka gjasa që misioni teknik i Bankës Botërore në fillim të muajit maj do t’i përfundojë të gjitha detajet në lidhje me kontratën për investimin e 380 milionë dollarëve për ndërtimin e pjesës së mbetur të Koridorit 10 në Serbinë Jugore. Në fillim të korrikut do të hapet tenderi kurse që në tetorë parashihet fillimi i punës.

29. prill 2009.

Aventurat e Petar Panit ne Bujanoc dhe Presheve, 28. 04. 2009

Në sallën e plotë të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, nxënësit e shkollave fillore ,,Branko Radiqeviq’’ dhe Naim Frashëri’’ me mësuesit e tyre, duke kënduar dhe vallëzuar me artistët, me entuziazëm përcollën çfaqjen ,,Aventurat e Petar Panit’’ të trupës teatrore ,,Prapa skenës’’ nga Novi Sadi. Afër 400 nxënës me zë të bujshëm kanë inkurajuar Petar Panin në luftë kundër të ,,keqit’’ kapetan Kuk dhe në fundë me duartrokitje të pandërprera përcollën artistët.

29. prill 2009.

29.4.2009

Pas afro një decenie, fëmijët nga Bujanoci dhe Presheva patën rastë të shoqërohen me artistët e teatrit ,,Trupet e prapaskenës’’ të cilët çfaqën ,,Aventurat e Petar Panit’’. Qfaqja e grupit teatror nga Novi Sadi është organizuar me mbështetjen e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kurse hyrja për fëmijët dhe mësuesit e tyre ka qenë falas. Çfaqjen e kanë përcjellur rreth 900 nxënës të klasëve të ulta të këtyre dy qyteteve.

28. prill 2009.

28.04.2009

Prej ditës së sëtme e deri të enjten, më 30 prill, në Qendrën Sportive në Bujanoc do të mbahet panairi i IV ndërkombëtarë i bujqësisë ku prodhimet e tyre do t’i prezentojnë mbi dhjetë sipërmarje bujqësore si dhe prodhues ushqimorë.

24. prill 2009.

24.04.2009

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, qëndroi në një vizitë triditore në Turqi me q’rast u takua me afaristët e suksesshëm nga Stambolli të cilët shprehën gatishmërinë për investimet e tyre në komunat e Preshevës dhe Bujanocit. ,,Afaristët nga Turqia shprehën gatishmërinë e tyre për investime, kurse vëmendja e tyre më tepër ka qenë e koncentruar tek privetizimi në komunat e Preshevës dhe Bujanocit e sidomos në Bujanoc si dhe përfshirjen e tyre në shfrytëzimin e kapaciteteve në koridorin 10 i cili kalon nëpër komunën e Bujanocit’’, deklaroi Kamberi. Ai gjithashtu shtoi se ka filluar inisiativa për vëllazërimin e komunës së Bujanocit me komunën  Fatih të Stambollit.

23. prill 2009.

AVENTURAT E PETAR PANIT NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Fëmijët nga Bujanoci dhe Presheva të martën më 28 prill 2009 do të ken rastë që së bashku me Petar Panin dhe Zilen, me muzikë, këngë dhe  valle, të rezultojnë fitoren në Tokën e Pakthim dhe atë tokë përsëri ta bëjnë magjike. Shfaqja ,,Aventurat e Petar Panit’’, nën realizimin e ,,Trupet prapa skenës’’ nga Novi Sadi do të egzekutohet së pari Shtëpinë e Kulturës Bujanoc në ora 11.00, pastaj ora 15.00 do të ketë përsëri shfaqje në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Ardhjen e ,,Trupet e prapaskenës’’ në komunat tona e ka organizuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Hyrja për këto shfaqje për fëmijët dhe mësuesit e tyre është gratis.

22. prill 2009.

22.04.2009

Përfaqësuesit e nëntë stacioneve raditelevizive nga shtatë komunat e regjionit të Pçinjës kanë rënë dakord që të nënshkruajnë kontratën mbi bashkëpunimin e formimit të një hapësire të përbashkët në regjionin e Serbisë Jugore. Kontratën për bashkëpunim do ta nënshkruajnë TV ,,Aldi’’ nga Presheva, RTV ,,Bosilegrad’’ nga Bosilegradi, Radio ,,Gold’’ nga Surdulica, ,,Ema Radio’’ nga Bujanoci, Radio ,,Iskon’’ nga Vranja, ,,Nezavisna TV 017’’ nga Vranja, RTV ,,Spektri’’ nga Bujanoci, ,,Radio Trgoviste’’ nga Trgovishtja dhe ,,Radio Han’’ nga Vlladiqin Hani.

18. prill 2009.

18.04.2009

Kryetari i komunës së Preshevës Nadër Sadiku deklaroi se Shqipëtarët  e komunave të Bujanocit dhe Preshevës presin përparim në punën e Trupit Koordinues pas përfshirjes së përfaqësuesve shqipëtarë në punën e kryesisë së këtij trupi.

16. prill 2009.

16.04.2009

Edhe tetë familje të qvendosura në Medvegjë, të cilat deri tani kanë qenë të vendosura në qendrat kolektive, deri në shtatorë të këtijë viti do të kenë ,,kulm mbi kokë’’. Dy objekte të reja me banesa dedikuar posaqërisht për ta do të ndërtohen në lokacionin përballë stacionit të autobusit ku para gjashtë vitesh janë ndërtuar katër ndërtesa ku kanë gjetur strehim përgjithmonë 16 familje të ngjajshme.

15. prill 2009.

15.04.2009

Duke I falënderuar prijektit ,,Serbia ne Serbi’’, teatri Popullorë nga Beogradi, Teatri popullorë Serb nga Novi Sadi, filharmonija e Beogradit, ansambli ,,Kolo’’ dhe qendra e filmit të Serbisë, do të prezentohen me koncerte, prezentime teatrale, balet dhe opera si dhe projekte filmike që nga Bujanoci, Medvegja e deri te Sremska Mitrovica.

  Следећа страна»