Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. shtator 2014.

BURSA JAPONEZE PËR STUDENTË DHE HULUMTUES

Nish – Kompania „Japan Tobako Internacional“ (Japan Tobacco Internacional JTI) dhe Ambasada e Japonisë, për të katërtën herë rradhazi shpallin konkurs për ndajrjen e Bursave Sakura.

Konkursi është i dedikuar studentëve dhe hulumtuesve të cilët nuk janë në mardhënie pune, dhe të cilët kanë ide të mira hulumtuese nga fushat e ndryshme, në të cilat bëjnë pjesë gjuha japoneze, letërsia dhe kultura, shkencat shoqërore dhe teknike si dhe nga ekonomia.

30. shtator 2014.

HAJDUDËT PYJOR SHKATRROJNË NË JUGUN E SERBISË

Praktika e prerjes së pyjeve në rrethinën e Vranjës, vazhdohet edhe këtë vit, me atë se është shënuar rritje në numrin e vjedhësve pyjor, paralajmrojnë nga shoqëria “Zellena Mrezha” (Rrjeti i Gjelbërt).

Më së shumti shkatrrohen pyjet me dru të ahut në pronësi shtetërore, ndërsa janë ngritur edhe disa kallëzime penale përshkak të prerjes ilegale të pyjeve.

29. shtator 2014.

FYTYRA E RE BUJANOCIT

Vrajë – Edhe një muaj përfundojn punimet në rekonstruktuimin dhe rregullimin e sheshit të qendrës në Bujanoc.

Siç është planifikuar, zona qendrore për këmbësor do të duhej të marrë pamje të re dhe do bëhet zonë e biznesit të avansuar. Ajo ka për qëllim ringjalljen e sheshit, hapjen e shitoreve të reja, restorantëve dhe kafiterive, si dhe tërheqjen e turistëve.

 

29. shtator 2014.

ÇMIMI PËR „CONNECTION“ (KONEKSHËN)

Vranjë – Qendra rajonale Connection nga Vlladiçin Hani është zgjedhur nga Zyra për Integrime Europiane si njëra ndër 13 shembujt të praksës më të mirë ndërkufitare në dy vitet e fundit në Republikën e Serbisë.

Sipas fjalëve të Tatjana Paniq Zhivkoviqit, bartëse e projektit, kriteret sipas të cilave projektet janë vlerësuar përfshijnë: ndikimin e projektit, qëndrueshmërisë së rezultateve dhe krijimit të partneritetit, dukshmërisë, relevantietit për territorin, efektet ndërkufitare, ndikimi i theksuar në target grupin, bashkëpunimi në mes sektorëve dhe bashkëpunimi me sektrorin publik dhe civil.

29. shtator 2014.

PËRGADITET „BUXHETIMI PROGRAMOR“

Punëtoria mbi buxhetimin programor është mbajtur në Vrajë, ku ka mbledhur përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave nga jugu i Serbisë, të cilët kanë biseduar rreth zbatimin të këtij lloji të krijimit të buxhetit në nivelin lokal për vitin 2015.

Buxhetimi programor nënkupton vendosjen e mënyrës së re të planifikimit dhe radhitjes së mjeteve buxhetore. Praktikisht, tash do të jetë e mundur të matet se sa kushtojnë zgjidhjet e ofruara të ndonjë problem, çka deri më tani nuk ka pasur rast.

Sipas të fjalëve të Dragan Spiriqit, ndihmësit të kryetarit të Vrajës në fushën e finansimit, vetqeverisjet lokale së shpejti do të kenë gati udhëzime dhe modelet të krijimit të plan programit buxhetor për vitin 2015-

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues

26. shtator 2014.

BURSAT NORVEGJEZE PËR STUNDENTËT E SERBISË

Nish – Universiteti për Shkencë dhe Teknologji nga qyeteti norvegjez Trondëhajm ka shpallur konkurs për bursa studimi në semestrin pranveror të vitit 2015.

Të drejtë për të konkuruar për bursë kanë studentët nga Serbisa të cilët studiojnë në fakultetin e Elektros, Maqinerisë, Ekonomisë, Mjeksisë apo Fakultetin e Mbrojtjes në Punë.

26. shtator 2014.

SË SHPEJTI LIGJET RRETH REFORMAVE TË VETQEVERISJEVE LOKALE

Beograd – Ministresha e administratës shtetërore, Kori Udoviçki ka njoftuar se së shpejti do të miratohen ndryshimet e ligjeve të cilët do të mundësojnë pjesëmarrje vetqeverisjeve lokale në integrimet europiane dhe profesionalizimin e vetqeverisjeve lokale.

 “Ligji për ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, së shpejt do të përfundohet dhe me këtë do t`iu mundësohet vetqeverisjeve lokale përcjelljen e integrimeve europiane dhe të marrin pjesë në to“, ka thënë Udoviçki në konferencën për vendosjen e zyrave dhe zyrtarëve për UE në vetqeverisjet lokale, duke theksuar se ndryshime të tilla në vetqeverisje nuk do të çojnë në punësime të reja.

26. shtator 2014.

PUNËTORIA RRETH PROGRAMIT TË BUXHETIMIT

Vrajë – Dje, në Vrajë është mbajtur punëtoria rajonale rreth programit të buxhetimit, e cila i bashkoi përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave nga rrethi i Pçinjës, Jabllanicës dhe Topllicës. Në emër të Konferencës së Përhershme të qyteteve dhe komunave, e cila ishte organizatore e kësaj ngjarjeje, të pranishmit i përshëndeti Dunja Naiq, sekretare e Këshillit për Financa. Ajo ka folur rreth rolit të SKGO në përgaditjen e programit të buxhetit dhe ndihmës të njësive të vetqeverisjeve lokale përmes programit  ,,Exchange 4″, të cilin e financon Bashkimi Europian.
26. shtator 2014.

AFATI I TRETË PËR REGJISTRIM NË FAKULTETE

As pas afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin e Nishit, vendet e lira në shumicën e fakulteteve nuk është mbushur, kështu që në disa prej tyre është organizuar afati tretë për regjistrim.

Paraqitja për afatin e tretë për regjistrim fillon të premten më 26 tetor, në Fakultetin e Drejtësisë në Nish, në të cilin ka edhe 119 vende me vetëfinansim dhe 26 vende tjera në paralelen e Medvegjës.

25. shtator 2014.

JANË PËRFUNDUAR PUNIMET E NDËRTIMIT TË PARKUT TË KOMBINUAR NË BUJANOC

Në fillim të gushtit janë përfunduar punimet ndërtuese të parkut të kombinuar sportiv për fëmij në Bujanoc, në kuadër të projektit „Zhvillimi i infrastrukturës në vendbanimet rome në jugun e Serbisë“. Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës sociale dhe krijimi i kushteve më të mira për jetesë në vendbanimet rome në jugun e Serbisë. Në vendbanimin „Morava 76“ në Bujanoc, nuk ka egzistuar asnjë hapësir e sigurtë për të lozur fëmijët, me këtë ndërtim të parkut është kontribuar në përmirësimin e interaksionit social në mes banorëve të këtij vendbanimi dhe gjithë komunitetit, posaçërisht në mes të rinjëve dhe fëmijëve.

Në vendbanimin “Morava 76” është ndërtuar parku për fëmijë me paisje për të lozur fëmijët, ulëse, ndriçim dhe asfalltimi i mini terrenit për futboll dhe basketboll, e cila vlerë arrinë në 2.047.475,66 dinarë. Realizimin i aktiviteteve projektuese e kanë finansuar Fondacioni  „Karitas Luxemburg“, me 71,43% dhe komuna e Bujanocit me një shumë prej 28,57% nga vlera e përgjithshme e projektit. Gjithë paisjet e vendosura përmbushin kërkesat e standarteve relevante për parkun e lojwrave. 

Burimi: Fondacioni „Karitas Luxemburg“ dhe Trupi Koordinues

  Следећа страна»