Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. prill 2010.

PROGRAMI I PARË I BORDIT DREJTUES TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË KB PËR ,,MBAJTJEN E PAQES DHE ZHVILLIMI INKLUZIV’’ (PBILD)

Të enjten më 30 prill në Leskoc është mbajtur Programi i i bordit drejtues të programit për mbajtjen e paqes dhe zhvillimi inkluziv. Ky program intersektor nënkupton avancimin e të gjitha segmenteve të jetës në regjionin e Jablanicës dhe Pçinjës.

29. prill 2010.

HAPET TRAFOSTACIONI I ZONËS INDUSTRIALE ,,SEKTORI 6’’ NË BUJANOC

Të enjten më 29 prill është hapur trafostacioni në suaza të zonës industriale ,,Sektori 6’’ në Bujanoc. Trafostacionin e shpalli të hapur drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Nenad Gjurgjeviq, ambasadorja e SHBA-ve në Beograd Meri Vorlik dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

28. prill 2010.

28. prill.2010.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Meri Vorlik deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it në Serbinë jugore kanë investuar më tepër se 70 milionë dollarë, posaqërisht në infrastrukturë dhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturë, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Meri Vorlik pas bisedës me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Vranjë.

27. prill 2010.

25.04.2010

Manifestimi i nxënësve ,,Vukov Sabor’’ do të mbahet në Loznicë dhe Tërzhiq prej 19 deri më 23 maj, kanë lajmëruar nga Qendra për kulturë ,,Vuk Karaxhiq’’, nga Looznica, i cili edhe është organizatorë i këtijë manifestimi. Mysafir të këtijë manifestimi do të jenë të rinjët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, të cilët më 21 maj do të paraqiten me çfaqjen teatrale ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’.

20. prill 2010.

20.4.2010.

Sipas fjalëve të ambasasdorit të Britanisë së madhe në Serbi Stiven Vortsvortit, në komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, në të cilat Serbia, BE dhe USAID-i Amerikan kanë investuar gjithsej 100 milionë dollarë, ’’një kohë të gjatë nuk është investuar për arsye se njerëzit nuk flitnin në mes veti, ndërsa gjendja në vitet e fundit është përmirësuar dukshëm’’.

15. prill 2010.

4.15.2010.

Beograd Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq dje në forumin me titull ,,Jugu i Serbisë – nga konflikti i ngrirë deri te zgjidhja e qëndrueshme: mundësitë për integrimin afatëgjatë dhe zhvillimi i regjionit’’, deklaroi se në Serbinë jugore egzistojnë probleme dhe se Qeveria dhe Trupi Koordinues nuk rrijnë anash rreth kësaj qështjeje. ,,Jemi shumë largë nga të gjitha konfliktet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

13. prill 2010.

13.04.2010.

Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) dje njoftoi se përmes Programit siguria ekonomike, ka siguruar ndihmë në mjete finansiare dhe teknike grupit prej 11 sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të mundë të prezentohen në Panairin Ndërkombëtarë të bujqësisë në Mostar.

12. prill 2010.

AGJENSIONI ZHVILLIMORË PËR PRESHEVË DHE BUJANOC KA ORGANIZUAR TRAJNIMIN PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

Me mbështetjen finansiare të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Agjensioni zhvillimorë për Preshevë dhe Bujanoc realizon projektin ,,Ndryshohu, fillo punën’’. Janë mbajtur dy trajnime njëditore (26 dhe 27 mars të vitit 2010) të dedikuara nxënësve të shkollave të mesme ,,Sezai Surroi’’ dhe ,,Sveti Sava’’ nga Bujanoci dhe ,,Skëndërbeu’’ nga Presheva. Qëllimi i këtyre punëtorive është trajnimi më i përsosur i nxënësve të shkollave të mesme dhe pregatitja e tyre për konkurim sa më të suksesshëm për punë.

8. prill 2010.

KRYETARI I REBUBLIKËS SË SERBISË BORIS TADIQ HAPI MINIERËN LEQE NË MEDVEGJË

Të enjten më 8 prill kryetari i Republikës së Serbsë Boris Tadiq ka hapur minierën Leqe në Medvegjë. Kjo minierë e plumbit, zingut, arit dhe argjendit nuk ka punuar plot 10 vite. Në hapjen e minierës ka marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq.

7. prill 2010.

KOMUNIKATË

Kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq të enjten më 8 prill do të vizitojë Komunën e Medvegjës. Kryetari i Serbisë do ta vizitojë Fakultetin në Medvegjë, ku do të bisedojë me studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Ju lusim përfaqësuesit e mediave që para ndërtesës së së Fakultetit të jenë në ora 11.00.

  Следећа страна»