Konkurset
                   

Konkurset

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë nga viti 2009  realizon konkurse për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Konkurset shpallen në bazë të programit të miratuar me Konkluzion të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Fushat programore për të cilat Shërbimi i Trupit Koordinues deri më tani ka shpallur konkurse janë:

Programet mbi të arriturat dhe avancimet sociale dhe të drejtat e pakicave, programet dhe projektet e shoqatave të qytetarëve për ofrimin e ndihmës për popullatën, programet dhe projektet për shërbime informative, bursa për nxënës të shkollave të mesme, bursa për studime në Universitetin e Novi Sadit dhe në fakultetet të tjera shtetërore, programet për ndarjen e mjeteve për subvencione për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit privatë.

Vendimin për ndarjen e mjeteve për të gjitha konkurset i merr komisioni i formuar me vendim të drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues. Komisioni është i ngarkuar për shqyrtimin e projekt-propozimeve të pranuara dhe përpilimin e listës së renditjes, e cila është e publikuar në ueb faqen e Trupit Koordinues. Komisioni përbëhet nga anëtarë të Shërbimit të Trupit Koordinues, komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përfaqësues të ministrive dhe ekspertë të pavarur.

Shërbimi i Trupit Koordinues përpiqet që përmes këtyre konkurseve të mbështes zhvillimin ekonomik të komunave, të ndikojë në rritjen e punësimit, të ofrojë mbështetje për sektorin civil dhe arsimor dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.