Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
30. nëntor 2012.

FTESË PËR MEDIA - 30.11.2012.

Ju ftojm të përcillni vizitën e parë të kryetarit të trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 3 dhe 4 Dhjetorë. Është planifikuar që kryetari i trupit Koordinues të vizitoj komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe të takohet me kryetarët e komunave, shefat e grupeve të këshilltarve, përfaqsuesit e partive politike, dekanët e fakultit Ekonomik dhe Jurudik në Medvegjë, kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarve dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Agjendën

27. nëntor 2012.

STANKOVIQ: AKUZA PËR SHKAK TË LAPIDARIT NË PRESHEVË

Politika / Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar dje  se janë ngritur akuza penale dhe për kundërvajtje ndaj përgjegjësve për vendosjen e lapidarit të pjesëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë. Stankoviq në konferencën për shtyp  ka thënë se përmendorja e vendosur është pa leje nga Insituti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës në Nish, kompetent për ndërtim në këtë qendër, i cili as që ka qenë i njoftuar.

26. nëntor 2012.

FILLIMI I SHKOLLËS SË GJUHËS SERBE NË BUJANOC DHE NË PRESHEVË

Shkolla e gjuhës serbe, të cilën e organizon Shërbimi i Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka filluar më 24 nëntor. Mësimin e gjuhës serbe e ndjekin të rinjët e moshës 15 deri 30 vjeçe, të komunitetit shqiptar nga komunat Bujanoc dhe Preshevë. Shkolla e gjuhës serbe është pa pagesë dhe do të zgjasë shtatë muaj. Për të gjithë pjesëmarrësit, Shërbimi i Trupit Koordinues ka siguruar tekstet më kualitative për mësimin e gjuhës serbe. Mësimi do të mbahet dy herë në javë, gjatë vikendeve, në objektin e paraleles së fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe në Shkollën e mesme Teknike në Preshevë.

26. nëntor 2012.

FTESË PËR MEDIA - 26.11.2012.

Ju ftojm të hënën më 26. nëntor në ora 11 e 30 minuta, Palati i Sërbis hyrja lindore, zyrja 473, të merrni pjes në konferencën e parë për media të kryetarit Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviqit.

Të gjitha mediat e interesuara duhen ta dërgojn akreditimin deri ora 10 me 26. nëntor në E-mail tamara.milosevic@kt.gov.rs

24. nëntor 2012.

NJOFTIM PËR MEDIAT – 24.11.2012.

Shkolla e gjuhës serbe, punën do ta fillojë të shtunën më 24 nëntor. Mësimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në Shkollën e mesme Teknike në Preshevë. Shkollën e gjuhës serbe  do ta ndjekin pa pagesë, 310 pjesëmarrës, të cilët gjatë shtatë muajve të ardhëshëm, dy herë në javë, të shtunën dhe të dielën, mësimin do ta zhvillojnë sëbashku me dy profesorë të gjuhës serbe dhe dy asistentë shqiptarë, të cilët pjesëmarrësve do t'u ndihmojnë  në avancimin e njohjes së gjuhës serbe. Në fund, pjesëmarrësit do të pajisen me diplomë të certifikuar.

23. nëntor 2012.

NJOFTIM PËR MEDIAT - 23.11.2012.

Perfaqsuesit e Trupit Koordinues Qeverisë të Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në krye me kryetarin Zoran Stankoviqin u takuan sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Majkell Kirbin, ambasadorin e Britanis Madhe  Majkell Devemport, Vensan Dezherin shef i delegacionit të Bashkimit Europjan në Sërbi, Poll Tide ushtrues i detyrës së shefit të OSBE-së misionit në Sërbi.

22. nëntor 2012.

PAS VENDOSJES SË LAPIDARIT TË TERORISTËVE NË JUG TË SËRBISË, KA REAGUAR KRYEMINISTRI Ivica Daciq

Novosti / Ngritjen e lapidarit  ndaj ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (UÇPMB) në qendër të Preshevës para pushtetit lokal ka shkaktuar reagime të forta.

22. nëntor 2012.

ZBULOHEN PESË AFGANISTAN NË VENDKALIMIN PRESHEVË

Dnevnik / Doganierët dje në operacion të përbashkët me kolegët e policisë kufitare në kufirin e Preshevës kan parandaluar pesë shtetas  afganistan për të kaluar kufirin ilegalisht deklaroi drejtoria doganore e Ministrisë serbe të Financave.

22. nëntor 2012.

ASFALTIMI I PARË NË KORIDORIN 10 NË MES VRAJËS DHE BUJANOCIT

Burim: Gazeta e popullit – Nish / Ka filluar asfalltimi i autostradës në Koridorin 10 në mes të Vrajës dhe Bujanocit. Tonet e para të asfaltimit kanë arritur në pjesën deri tetë kilometra, e cila më së pari ndërtohet nga Neradovci i poshtëm, i cili gjindet afër Vrajës, deri te Srpska Kuqa, e cila gjindet afër Bujanocit. Këtë dimër do të lëshohen pesë kilometra të njërit shirit. Krejt pjesa, me disa ura të gjata dhe mbikalime, duhen të kryhen deri në prill të vitit 2013.

21. nëntor 2012.

KIRBY PREMTON VAZHDIMIN E NDIHMËS NË JUG TË SERBISË

Novosti  / Vranjë- Ambasadori i SHBA-së  në Serbi, Majkëll Kirby, dje ishte në vizitën e parë zyrtare të qytetit  nën Przhar, brenda të cilës  së pari u takua me Kryetarin Zoran Antiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim është biseduar në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal dhe bashkëpunimin e Vranjës me komunat e Bujanocit dhe Preshevës veçanërisht për situatën aktuale politike dhe ekonomike në jug të Serbisë.

  Следећа страна»