Komunat
                   

Preshevës

Komuna e Preshevës i takon Rrethit të Pçinjës dhe shtrihet në një territor prej 264 km2, në afërsi ndodhet kufiri me Maqedoninë dhe koridori ndërkombtar E-10 i cili lidh Beogradin – Shkupin – Selanikun – Athinën. Përveç bazës urbane e cila paraqet qendrën komunale, komuna përfshin edhe 35 vendbanime.

Egzistojnë dy histori lidhur me origjinën e emrit të këtij vendi. Sipas disave emri Preshevë përbehet prej dy fjalëve: presh – që do të thotë presh dhe eva që në latinisht do të thotë fushë, që i bie fushë për kultivimin e preshëve. Tjerët mendojnë se toponimi Preshevë rrjedh nga gjuha hungareze e që në shqip i bie manë i egër. Asnjëra prej këtyreve pohimeve nuk është vërtetuar.

Në kuadër të komunës së Preshevës është hapur Zyra për zhvillim ekonomik lokal, që ka përqëllim zvoglimin e varfërise dhe rritjen e numrit të punësuarve. Aktivitet kryesor i kësaj zyre është krijimi i ambientit të favorshëm për investime, në mënyrë që të arrihet rimëkëmbja dhe fuqizimi i ekonomisë së shkatërruar të komunës. Një nga prioritetet afatgjate të qeverisë lokale është ndërtimi i  zonës industriale.

Komuna ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit në fshatë, të gjahëtarisë dhe turizmit tranzit. Në zhvillim e turizmit bindshëm do të ndikojë edhe ndërtimi i Koridorit 10.

Në Preshevë egziston një institucion parashkollor me disa paralele në fshatrat përreth, tetë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet në 6 shkolla fillore, në njërën shkollë në gjuhën serbe, ndërsa në shkollën fillore „9 Maji“ në fshatin Leran ku janë nxënësit e të dyja komuniteteve, mësimi e zhvillohet në të dy gjuhët. Komuna e Preshevës ka dy shkolla të mesme – gjimnazin dhe shkollën e mesme teknike.

Jeta kulturore në Preshevë lidhet kryesisht me manifestimet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. Prej vitit 1992, çdo qershor organizohet festivali i trashigimisë kulturore shqiptare (folklorit, dramës, poezisë dhe prozës). Në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës gjendet biblioteka, kinemaja, zyrat e organizatave të qytetarëve dhe TV Presheva.

Në këtë komunë ka edhe disa organizata joqeveritare të cilat me aktivitetet e tyre ndikojnë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të qytetarëve. Organizatat joqeveritare në Preshevë shihen si potencial më i madh në resurset njerzore. Personat të cilët janë të angazhuar llogariten si të arsimuar, profilizuar në njohuri, entuziast dhe fleksibil në punë, të natyrës kritike, inovativ dhe të aftë të përgjigjen shpejt në problemet e perceptuara në shoqëri.

Projekt i rëndësishëm i kësaj komune është edhe ndërtimi i maternitetit, në të cilën do të lindin gratë nga ky vend. Në vitin 2014 komuna do të fitoj një godinë moderne, të pajisur me mjetet më bashkëkohore, në të cilën do të lindin brezat e ri.

 

Internet prezantimi i komunës: www.presevo.rs     

Plani strategjik I komunës së Preshevës Shkarko dokumentin

Prezentimi i potencialeve ekonomike të komunës së Preshevës Investoni në Preshevë!