Aktivitetet
Trupi Koordinues realizon politikën e Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e cila do t´I forcojë këto komuna jë Jug të Serbisë dhe të krijoj kushte që këto tri komuna të jenë të pamvarura dhe në harmoni me prioritetet e definuara të krijojnë dhe realizojnë politikën e cila do të ishte në dobi të qytetarëve të kësaj treve. Trupi Koordinues përkujdeset që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të arrijnë stabilitet afatëgjatë në përmirësimin e gjendjes politike që qytetarët e këtyre tri komunave të jetojnë në harmoni mes veti. Prioritetet dhe qëllimet e Trupt Koordinues në këtë drejtim janë:
- Lidhshmëria dhe komunikimi më efikas në mes të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Qeverinë e Republikës së Sërbisë
- Përkrahja dhe finansimi i projekteve infrastrukturore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtyre tri komunave
- Përkrahja e zhvillimit ekonomik të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës
- Përkrahja teknike dhe shërbimi konsultativ në rritjen e kapaciteteve në mënyrë që këto tri komuna të mbesin të pamvarura
- Përkrahja finansiare dhe teknike të organizatave të shoqërive civile, me theksim të veqant në projektet dhe programet rinore, që rinia të afirmohet dhe të përfshihet aktivisht në punën e qeverisjes lokale dhe të kontribojnë në përparimin e të gjithë shoqërisë.
- Përkrahjen dhe përparimin e arsimit fillorë dhe atë të shkollës së mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe analiza e mundësive për hapjen e shkollës së lartë dhe studjimi në gjuhën shqipe dhe serbe
- Integrimi i të gjithë përfaqësuesve të strukturave politike në rrjedhat politike, shoqërore dhe ekonomike si në nivelin lokal poashtu edhe në nivelin republikan
- Kontributi në ruajtjen e stabilitetit të sigurisë shoqërore dhe civile në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
- Koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare në planifikimin dhe realizimin e projektevenë Serbinë Jugore