Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
24. dhjetor 2015.

„LOJRAT E VITIT TË RI PËR FËMIJË“ NË MEDVEGJË

Medvegjë – Në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë është mbajtur shfaqja “Lojrat e Vitit të Ri për fëmijë”, të cilën e ka shfaqur ekipa teatrale “Zvonce”, nga Nishi. Organizatorët e shfaqjes janë Administrata Komunale e Medvegjës dhe Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal.

24. dhjetor 2015.

KËSHILLTARI POLITIK I AMBASADËS SË INDONEZISË VIZITON MEDVEGJËN

Medvegjë – Komunën e Medvegjës e ka vizituar Vidua Parsaoran Gulton, këshilltari politik i ambasadës së Indonezisë, ndërsa qëllimi i vizitës ka qenë njoftimi i komunës së Medvegjës me resurset e Indonezisë.

24. dhjetor 2015.

“TAKE YOUR CHANCE” –PREZENTIMI I PRAKTIKËS NË DIASPORË

A jeni gati për ardhmërinë tuaj? Organizata studentore AIESEC të fton që të përdorësh mundësinë dhe të vizitojsh prezentimin e praktikës në diasporë.

23. dhjetor 2015.

AKSIONI “NJERËZIT PËR NJERËZ” NË PRESHEVË

Preshevë – Qendra Rome për Demokraci, përmes ndihmës së Shoqërisë së Iniciativës për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Serbisë (ICD), ka ndarë në Preshevë pakot e ndihmave për refugjatët e moshës së re me porosinë “Njerëzit për njerëz”.

23. dhjetor 2015.

TABLETI PËR IZABELIN

Bujanoc – Të hënën në Media Qendrën e Nishit është mbajtur ceremonia me rastin e përfundimit të projektit “Mediat lokale për të drejtat e romëve”, i cili në ditët e fundit e ka realizuar Asociacioni i Mediave Lokale dhe të Pavarura “Lokal Press”, përmes ndihmës financiare të donatorit “Civil Right Defenders”.

22. dhjetor 2015.

PËRSËRI PUNOJNË FAKULTETET NË MEDVEGJË

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar se paralelja e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Nishit në Medvegjë kanë filluar të punoj edhe këtë vit pas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit.

22. dhjetor 2015.

NGA BUXHETI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS 4,6 MILION PËR BUJQËSI

Medvegjë – Komuna e Medvegjës ka miratuar 4,6 milion dinarë ndihmë për prodhuesit e regjistruar bujqësor.

21. dhjetor 2015.

SHOQËRIMI ME FËMIJËT E EMIGRANTËVE

Preshevë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, edukatorët e organizatës SOS të Fshatrave të Fëmijëve të Serbisë kanë vizituar Qendrën për Pranim të Refugjatëve në Preshevë dhe kanë kostumuar heronjët e dashur vizatimor të fëmijëve duke gëzuar të vegjëlit të ciilët që gjenden në Qendrën për Pranim.

21. dhjetor 2015.

DONACIONI I QEVERISË SË JAPONISË

Preshevë – Ministri Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Japonisë në Serbi, Gjuiqi Takahara kanë vizituar Qendrën e re Transite në fshatin Miratoc dhe Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve në Preshevë, të cilave Qeveria e Japonisë iu ka dhuruar pako higjienike, gjësende ushqimore, materiale sanitare dhe barëra për emigrantët.

21. dhjetor 2015.

ËSHTË NISUR FUSHATA “MENDO PËR TË RINJËT”

Organizata Kulmore e të Rinjëve të Serbisë (KOMS), në fillim të dhjetorit ka nisur fushatën “Mendo për të Rinjët!”, e cila për qëllim që të tërheq vëmendjen e gjithë publikut, insitucioneve dhe organeve të administratës shtetërore në domosdoshmërinë...

  Следећа страна»