Arkiva e lajmeve
                   

NGA SHTATORI NË SHKOLLAT FILLORE LËNDA E RE FACULTATIVE MBI SIGURINË E FËMIJË

27. qershor 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka nënshkruar me ministrin e arsimit Mlladen Sharçeviq, Protokollin mbi Bashkëpunim në programin “Siguria themelore e fëmijë”, duke iu faleminderuar këtij nga shtatori do të vendoset lënda e re fakultetive në shkollat fillore.

Nxënësit e klasës së katërt dhe gjashtë, nga viti i ardhshëm shkollor do të kenë lëndët mbi sigurinë e fëmijëve, qëllimi primar i të cilët është parandalimi. Nxënësit një herë në muaj do të kenë ligjeratë në temat e ndryshme mbi sigurinë në komunikacion, ndikimin e dëmshëm të drogës dhe alkoolit, rrezikshmërive të cilat sillen nëpër internet dhe rrjetet sociale. Tema të bisedimeve me fëmijët e klasave të katërta dhe gjashta do të përfshijnë edhe dhunën si fenomen negativ social, preventimin dhe mbrojtjen e tregëtisë me njerëz, si edhe se çka është e nevojshme të ndërmirret në mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Ministri Stefanoviq ka theksuar se të vegjëlit duhet mirë të njoftohen edhe me bazat e sigurisë në komunikacion. Ai ka thënë se në MPB – me këtë program do të marrin numër i madh i ligjëruesve të cilët do të shkojnë nëpër shkolla.

Ministri i Arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka thënë se i vjen shumë mirë se dy ministritë të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë i cili ka filluar në shtator, kur ai dhe ministri Stefanoviq kanë vizituar shkollat dhe janë përpjekur që të zhvilljnë sa më shumë masat e sigurisë.

Ai shtoi se është të nevojshme të trajtohet dhuna moshatare dhe ka thënë se Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me qendrat për punë sociale dhe policët shkollor do të përpiqet që të forcojë grupet shkollore.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues