Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
29. tetor 2010.

29.10.2010.

NXËNËSIT SHQIPËTARË DHE SERB SË BASHKU NË GJERMANI Rreth 30 nxënës dhe arsimtarë të shkollave të mesme ,,Sveti Sava’’ dhe ,,Sezai Surroi’’ nga Bujanoci një javë kanë qëndruar si mysafirë të nxënësve të shkollës ,,Karoline Brajtinger’’ në kryeqytetin Hoenloe, krahinë në jug të Gjermanisë, krahinë e cila për madhësi është e trea në Gjermani. Nxënësit nga Bujanoci morën pjesë në projektin e qeverisë gjermane dhe amerikane të titulluar ,,Partneriteti në vepër’’ në suaza të të cilit projekt do të shoqërohen dhe mësojnë 1.500 nxënës dhe arsimtarë nga 60 shkolla ekonomike të Serbisë dhe Gjermanisë.

28. tetor 2010.

28.10.2010.

Kombet e bashkuara ndihmojnë zhvillimin e komunave të Serbisë jugore Komunat dhe qytetet e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës do të marrin gjysëm milionë dollarë nga programi Ruajtja e paqes dhe zhvillimi inkluziv (PBILD), program të cilin në Serbinë jugore implementohet përmes Kombeve të bashkuara, është thënë dje në Lebane.

26. tetor 2010.

26.10.2010.

TË RINJËT NGA JUGU NË VERI Përfaqësuesit e zyres për të rinjë nga jugu dhe jugperëndimi i Serbisë në ditët e kaluara kanë qëndruar në Zrenjanin, në vizitë studimore në suaza të Programit të Misionit të OSBE-së, i cili parasheh mbështetjen e rinisë në komunat me pakica kombëtare. Të rinjët nga Dimitrovgradi, Bosilegradi dhe Presheva deri më tani kanë vizituar Sremski Karlovcin, Kikindën, Sentën, Somborin, Baçki Petrovcin dhe Zrenjaninin.

25. tetor 2010.

25.10.2010.

Fillimi i implementimit të Marrëveshjes për qeverisjen multietnike në Bujanoc Bujanoc – Sot fillon realizimi i Marrëveshjes për qeverisjen multietnike në Bujanoc me kyqjen e Serbëve në institucione, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 tetorë të vitit 2010. Përfaqësuesit e grupacioneve politike serbe në Bujanoc, siq parasheh marrëveshja, së pari do të marrin dy poste në kryesi të qeverisjes – zëvendëskryetarë i komunës dhe zëvendëskryetarë i KK.

22. tetor 2010.

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR QEVERISJEN MULTIETNIKE NË BUJANOC

Kryetari i Trupit Koordinues së Republikës së Serbisë për komunat Presehvë, Bujanoc dhe Medvegjë ministrër për administratë shtetërore dhe vetëadministrim lokal Milan Markoviq dje me përfaqësuesit e partive politike Serbe dhe Shqipëtare ka nënshkruar marëveshjen për krijimin e pushtetit multietnik në Bujanoc.

20. tetor 2010.

Thirrje për media - 20 tetorë 2010.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MILAN MARKOVIQ NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN MBI FORMIMIN E QEVERISJES MULTIETNIKE NË BUJANOC Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit kryetarë i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq do të nënshkruaj me përfaqësuesit partive serbe dhe atyre shqipëtare Marrëveshjen mbi formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc të enjten, më 21 tetorë 2010 në ora 11.00 në Press Qendrën në Bujanoc. Pas nënshkrimit, do të mbahet konferenca për media.

15. tetor 2010.

15.10.2010.

Pas dy vitesh marrëveshja mbi formimin e pushtetit multietnik në Bujanoc BUJANOC – Serbët dhe Shqipëtarët pas dy vitesh negociatash më në fundë ranë dakord për formimin e një qeverie multietnike. Partitë të cilat përfaqësojnë serbët në koalicionin e ardhshëm udhëheqës kanë marrë postin e zv/kryetrit të komunës, zv/kryetarit të kuvendit komunal, tre kryeshefa, katër anëtarë të këshillit komunal, zv/drejtorin e Shtëpisë së shëndetit, drejtorë në barnatoren e qytetit si dhe shumicën në këshillat drejtuese ku do të kenë drejtorë.

14. tetor 2010.

14.10.2010.

ÇIPLIQ ME KËSHILLIN NACIONAL SHQIPËTARË Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Svetozar Çipliq dje në Bujanoc deklaroi se çështja e pranimit të diplomave të univerzitetit të Prishtinës është çështja kyqe me të cilën do të merret Këshilli Nacional i Shqipëtarëve dhe ministrisë të cilën e kryeson ai.

12. tetor 2010.

12.10.2010.

MBI BARAZINË GJINORE SOMBOR – Tetembëdhjetë të rinjë nga Presheva dhe Bosilegradi të moshës prej 17-23 vjeqare, nën patronazhin e misionit të OSBE-së në Serbi, në bashkëpunim me Zyren për të rinjë nga Sombori, gjatë qëndrimit treditorë në këtë qytet, janë edukuar në temën e barazisë gjinore dhe aktiviteteve të rinisë. Nikoqirët janë munduar që mysafirëve t’ua paraqesin pasqyrën sa më të mirë të qytetit të tyre, ndërsa përshtypje më të madhe tek mysafirët u ka lënë Teatri Kombëtarë.

11. tetor 2010.

SHPALLJE: Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave shpall konkurs për praktikantë në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

Ftesa i bëhet kandidatëve që kanë njohuri nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike apo shkencave shoqërore të nivelit të shkollimit të mesëm apo universitar. Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave do të organizojë për maksimalisht pesë kandidatë/kandidate program gjashtëmujor të punës praktike në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave apo Sekretariatin Krahinor të Krahinës Autonome të Vojvodinës.

  Следећа страна»