Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
29. shkurt 2016.

MINIERA LECE KA PAGUAR 27 MILIONË PËR QIRAN E MINIERËS

Medvegjë – Miniera e plumbit, zingut dhe arit “Lece”, në Medvegjë, në emër të qirasë së minierës prej 27 milionë dinarëve, çka është pagesa e parë e kësaj miniere për kompensimin e përdorimit të lëndëve mineraleve prej vitit 2009, ka deklaruar kompania Lajfston Kapital (Lifestone Capital LC), e cila vitin e kaluar e ka menaxhuar minierën.

29. shkurt 2016.

DONACIONI I JAPONISË PËR KOMUNAT TË PREKURA NGA KRIZA E EMIGRANTËVE

Bujanoc, Preshevë – Qeveria e Japonisë do të siguroj rreth 537.000 euro për avansimin e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor në Serbi, veçanarisht në komunat të prekura nga kriza e emigrantëve, ka njoftuar ambasada japoneze.

29. shkurt 2016.

KONKURSET E FONDACIONIT PËR SHOQËRI TË HAPUR

Në vazhdë është konkursi publik për programin: Luftimi i ekstremizmit, Pozita e pakicave etnike, Inkluzioni i romëve, Pozita dhe drejtat e personave LGBT. Propozimet e projekteve dorëzohen kryesisht në gjuhën serbe dhe dorëzohen përmes postës elektronike...

29. shkurt 2016.

UEB FAQJA MODERNE PËR BUJQIT

Duke i përcjellur rrjedhat në bujqësi dhe teknologjinë e re, Shoqata e Gazetarëve për Bujqësi AGROPRES, ka prezentuar ueb faqen e re. Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë.

25. shkurt 2016.

RTS-i KA DHURUAR TELEVIZORË ÇERDHES “GËZIMI YNË”

Pjesa e ekipit fitues, i cili në emër të Serbisë jug-qendrore në Programin e Vitit të Ri të Radio Televisionit të Serbisë kanë fituar çmimin për banorët e këtyre komunave, gjenden në fshatin e komunës e Buajanocit dhe ku i kanë gëzuar më të vegjëlit.

22. shkurt 2016.

ZVICRRA DHE EU-ja KANË DHURUAR NË PRESHEVË KAMION PËR BARTJEN E MBETURINAVE

Kamioni i ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili është siguruar me mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit të PROGRES-it Europian iu është dorëzuar KP “Moravica” nga Presheva. Kamioni është dorëzuar në Qendrën për Pranim të Emigrantëve dhe Refugjatëve.

19. shkurt 2016.

BASHKËPUNIMI I PRESHEVËS DHE ZRENJANINIT

Zrenjanin – Delegacioni i komunës së Preshevës ka qëndruar në Zrenjanin si mysafir i administratës së këtij qyteti. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që antarët e delegacionit të Preshevës të njoftohen me shembullin e praksës së mirë në fushën e sistemit gjeografiko-informativ GIS.

18. shkurt 2016.

NP MORAVICA FITON KAMION PËR MBLEDHJEN DHE BARTJEN E MBETURINAVE

Preshevë – Ndërrmarrja Komunale Publike Moravica nga Presheva sot do t`i dorëzohet kamioni i ri për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave, i cili është siguruar me mjetet e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës përmes programit të PROGRES-it Europian.

18. shkurt 2016.

KONFERENCA E „PRAKTIKËS PUNUESE SI URË NË MES BOTËS SË ARSIMIT DHE BOTËS SË PUNËS“

Beograd – Ju fotjmë në konferencën e “Praktikës punuese si urë në mes botës së arsimit dhe botës së punës”, në të cilën do të prezentohen rezultatet dhe efektet e projektit “PRAKSAM – Sjellja e të rinjëve në botën e punës përmes praktikës punuese”, të cilin e ka finansuar Ministria e Rinisë dhe Sportit, ndërsa i cili është realizuar në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë.

17. shkurt 2016.

BUJANOC: VERA KULTURORE MULTIETNIKE

Bujanoc – Bujanoci është qytet multietnik i cili krenohet me traditën e tij kulturore, ndërsa Shtëpia e Kulturës në Bujanoc është vend ku realizohen misionet kulturore të bashkimit të grupeve të ndryshme etnike të cilët jetojnë në këtë komunë.

  Следећа страна»