Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
31. mars 2017.

AKSIONI PËR PASTRIMIN E LIQENIT TË BUJANOCIT DHE RRETHIT TË TIJ MË 2 PRILL

Bujanoc – Grupi joformal i të rinjëve të Bujanocit ka nisur iniciativën për pastrimin e Liqenit të Bujanocit dhe rrethit të atij lokacioni.

31. mars 2017.

STEVANOVIQ: KORIDORI 10 DERI NË FUND TË VITIT, PREJ NISHIT DERI NË PRESHEVË PËR MË PAK SE NJË ORË E GJYSMË

Bujanoc, Preshevë – Dragan Stevanoviq, sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, pret që deri në fund të këtij viti të përfundohet Koridori 10.

31. mars 2017.

KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS NË VIZITËN E RREGULLT TË TERRENIT

Medvegjë – Në përputhje me aktivitetet e kryetarit të komunës së Medvegjës, këto ditë do të vizitohet terreni nëpër bashkëistë lokale. Kryetari Arsiq me ekipin e vet do të vizitoj qytetarët në mënyrë që përmes bisedave me ata të vërtetoj se cilët janë rrugët të cilat më së shumti kërkojnë rekonstruktuim apo sanim të pjesshëm.

30. mars 2017.

FEDERATA SPORTIVE E SERBISË NË VIZITË NË PRESHEVË

Preshevë – Përfaqësuesit e Federatës së Sportit të Serbisë (FSS) kanë vizituar dje Preshevën dhe kanë biseduar me kryetaren e komunës dhe përfaqësuesit e Federatës së Sportit të Preshevës.

30. mars 2017.

ËSHTË HAPUR INFO BIZNES QENDRA

Bujanoc – Në Zyrën për të Rinj në Bujanoc, në organizimin e Iniciativës së Qytetarëve të Beogradit, është hapur Info Biznes Qendra (IBQ).

30. mars 2017.

BRANKO KOCKICA SOT NË LEBAN

Leban – Tregimi shumë i njohur “Gjinkalla dhe milingona” do të shfaqet sot në Shtëpinë e Kulturës “Radan” në Leban, me fillim prej orës 17. Hyrja është falas.

29. mars 2017.

SEMINAR PËR ARSIMTARËT E JUGUT TË SERBISË

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Grupi prej 90 punëtorëve arsimor nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka marrë pjesë në semniarin dyditor mbi zhvillimin profesional të arsimtarëve, i cili është mbajtur vikendin e kaluar në Durrës të Republikës së Shqipërisë.

28. mars 2017.

BUJANOCI FITON INFO BIZNES QENDRËN (IBQ)

Bujanoc – Organizata e Iniciativës Qytetare në Bujanoc të mërkurën do të hap Info Biznes Qendrën (IBQ), e cila do të shërbej si qendër edukative e llojit të vet për të rinjët në temën e diturive të zhvillimit afarist dhe aftësive dhe modelit të bashkëpunimit ndërsektorial, përkrahjen e aktiviteteve të sipërmarrësisë lokale, për informimin, ndihmën për të kërkuar punë, inkurajimin e punësisë dhe vendosjen e bashkëpunimit me sipërmarrësit lokal.

28. mars 2017.

ME NJË PRILL FILLON REGJISTRIMI NË SHKOLLË PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë fillon më 1 prill, mirëpo kjo ditë i bie të shtunën kështu që nxënësit e ardhshëm do të pranohen më 3 prill. Regjistrimi zyrtarisht mbaron deri në fund të majit, mirëpo prindërit mund të regjistrojnë fëmijët deri sa të filloj viti shkollor.

28. mars 2017.

KONKURSI PËR NDARJEN E ÇMIMIT VJETOR PËR KREATIVITETIN FËMËROR NË ZHVILLIMIN RURAL PËR VITIN 2017 (AFATI: 30.04.2017)

Fondacioni i Samiti Botëror i Grave (Ëomen’s Ëorld Summit Foundation) ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimit vjetor për kreativitetin fëmëror në zhvillimin rural për vitin 2017.

  Следећа страна»