Arkiva e lajmeve
                   

FEDERATA SPORTIVE E SERBISË NË VIZITË NË PRESHEVË

30. mars 2017.

Preshevë – Përfaqësuesit e Federatës së Sportit të Serbisë (FSS) kanë vizituar dje Preshevën dhe kanë biseduar me kryetaren e komunës dhe përfaqësuesit e Federatës së Sportit të Preshevës.

Dane Korica, këshilltar i kryetarit të FSS, ka faleminderuar kryetaren e komunës së Preshevës për pritjen e delegacionit të Federatës së Sportit të Serbisë. Gjatë takimit është biseduar rreth statusit të Federatës së Sportit të Preshevës. Korica ka thënë se Federata e Sporit dëshiron që t`i ndihmoj Federatës së Sportit të Preshevës të punoj në përputhje me ligjin, përkatësisht që programet e organizatave sportive në territorin e Preshevës të realizohen përmes Federatës së Sportit të Serbisë, si edhe të financohen klubet dhe programet e tyre, pikë sëpari programet e Federatës së Sportit të Preshevës.

Kryetarja e komunës dhe bashkëpuntorët e saj kanë pranuar idenë që Federatës së Sportit të Serbisë.

Korica ka shtuar se në Preshevë ka shumë fëmijë dhe sportista kualitativ të cilët mund të arrijnë rezultate të shkëlqyeshme. Ai tha se problem është që në Preshevë nuk ka objekte dhe salla të mjaftueshme sportive. Ai shtoi se komuna e Preshevës, Federata Sportive e Serbisë dhe klubet sportive duhen që sëbashku të sigurojnë kushte sa më të mira për sportistat e ardhshëm, në mënyrë që të ketë sa më shumë shampiona nga kjo pjesë e Serbisë dhe në mënyrë që Presheva të vendoset në hartën e organizatave të suksseshme sportive.

Rijad Ajeti, kryetari i Federatës Sportive të Preshevës, ka faleminderuar se Federata Sportive e Serbisë për vizitën e bërë në Preshevë. Ai tha se qëllimi i këtij takimi ka qenë funksionalizimi më i mirë i Federatës Sportive të Preshevë. Ai shtoi se Federata Sportive e Preshevës për dy vite nuk ka marrë asnjë mjet për promovimin e sportit, si edhe nuk ka kushte për punë dhe zyrë.

Ai konkludoi se komuna në të ardhmen komuna mjetet për sport të cilat janë ndarë përmes Federatës Sportive të Sportit do të ndahen edhe për klubet të cilat janë aktiv.

Burimi: SOS Kanal dhe Trupi Koordinues