Arkiva e lajmeve
                   

SEMINAR PËR ARSIMTARËT E JUGUT TË SERBISË

29. mars 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Grupi prej 90 punëtorëve arsimor nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka marrë pjesë në semniarin dyditor mbi zhvillimin profesional të arsimtarëve, i cili është mbajtur vikendin e kaluar në Durrës të Republikës së Shqipërisë.

Organizatori i kësaj mbledhje edukative është Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

Seminari është rezultat i marrëveshjes së mëparshme të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetit popullor në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Fatmir Hasanit me ministrinë resore në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Lendita Nikolla.

Sipas shkrimeve të mediave në gjuhën shqipe, pjesëmarrësve të seminarit iu janë dorëzuar çertifikata për pjesëmarrje në trajnimin nga fusha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, trashigimisë kulturore, ruajtjes së zhvillimit dhe avansimit të vlerave kombëtare.

Mediat rikujtojnë se krijimi i klimës së përshtatshme për këso bashkëpunime është rezultat i vizitës së mëparshme të kryetarit të Shqipërisë Bujar Nishanit komunave Preshevë dhe Bujanoc, takimet e kryeministrave Aleksandar Vuçiq dhe Edi Ramës në Beograd, si edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes ministrive të kulturës së Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues