Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
27. mars 2017.

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS FILLORE “BRANKO RADIÇEVIQ”

Bujanoc – Me rastin e Ditës së SHF “Branko Radiçeviq” në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, është mbajtur ceremonia qendrore në të cilën kanë marrë pjesë fëmijët nga klasa e parë deri në të tetën.

27. mars 2017.

KLLENIKË: SHF “BORA STANKOVIQ” KA SHËNUAR DITËN E SAJ

Bujanoc, Kllenikë – Nxënësit dhe të punësuarit në shkollën fillore “Branko Stankoviq” në Kllenikë të Bujanocit, ka festuar Ditën e shkollës.

27. mars 2017.

QUMSHTORJA E SREMIT BLEN INDUSTRINË E DUHANIT NË BUJANOC

ujanoc – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Dragan Stevanoviq ka konstatuar se Qumshtorja e Sremit është e vetmja ofertuese për blerjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc. Drejtori i Qumshtores së Sremit Rade Basta në lidhje me këtë ka deklaruar se planet e IDB-ës janë të mëdha, ndërsa idea është që të niset edhe prodhimi i duhanit në këtë pjesë të Serbisë.

27. mars 2017.

NË MEDVEGJË ËSHTË SHËNUAR 100 VJETORI NGA FILLIMI I KRYENGRITJES NË TOPLICË

Medvegjë – Me rastin e 100 vjetorit të fillimit të kryengritjes në Toplicë, kurora në lapidarian e luftëtarëve të rënë në Vidikovcë kanë vendosur kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, kryetari i shoqatës së luftëtarëve NOR prej vitit 1941-1945, Millisav Milletiq dhe përfaqësuesi i pasardhsëve të luftëtarëve të luftës së madhe Svetisllav Millovanoviq.

24. mars 2017.

“STOP DHUNËS MOSHATARE” NË BUJANOC

Bujanoc – Në kuadër të kampanjës “Stop dhunës moshatare”, në sallën sportive “Rinia” në Bujanoc është luajtur ndeshja futbollistike në mes të ekipit “Të kaltërit”, të cilin ekip e përbënin pjesëtarët e stacionit policor në Bujanoc, dhe ekipi i “Brankovci” nga nxënësit, prindërit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.

24. mars 2017.

MITROVIQ: PËR NJË MUAJ “JUMKO” HAP REPARTIN NË BUJANOC

Bujanoc – Sipas paralajmrimit të Nenad Mitroviqit, deputetit popullor në Kuvendin Republikan të Serbisë, iniciativa për hapjen e repartit të “Jumko-s” në Bujanoc do të duhet të jetësohet për rreth një muaj.

24. mars 2017.

PASTRIMI I SHTRATIT TË LUMIT JABLLANICA NË DITËN BOTËRORE TË UJIT

Medvegjë – Vetëdija për lumenjtë dhe ujërat e ndotura, si edhe mungesën e ujit të pijshëm, maturantët e shkollë së memse “Nikolla Teslla” nga Medvegja i ka shtyrë që në disa lokacione të organizojnë aksionin e pastrimit të shtratit të lumit Jabllanica. Këtë aksion e kanë shoqëruar edhe përfaqësuesit e vetqeverisjel lokale në Medvegjë dhe të punësuarit në minierën “Lece”.

23. mars 2017.

MLEDHJA E PARË E KUVENDIT KOMUNAL NË BUJANOC

Bujanoc – Në Bujanoc dje është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit Komunal në të cilën janë miratuar Raporti i Punës së Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit për vitin 2016, si edhe Raporti i Punës së Avokatit Publik të Komunës dhe Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin e kaluar.

23. mars 2017.

AZHS (RAS) KA NISUR FUSHATËN “KRIJO JETËN”

Agjensioni Zhvillimor i Serbisë (AZHS) ka nisur fushatën “Krijo jetën” e cila përfshin tetë programe të përkrahjes të dedikuar për kompanitë mikro, të vogla dhe të memse dhe për sipërmarrësit.

22. mars 2017.

KARNEVALI NË BUJANOC

Bujanoc – Parashkollorët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën të SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, dje kanë shëtitur nëpër qytet dhe përmes shfaqjes së bukur në sheshin pranë shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq”, kanë shënuar fillimin e pranverës dhe festimit të jubilesë të shkollës fillore.

«Претходна страна   Следећа страна»