Arkiva e lajmeve
                   

STEVANOVIQ: KORIDORI 10 DERI NË FUND TË VITIT, PREJ NISHIT DERI NË PRESHEVË PËR MË PAK SE NJË ORË E GJYSMË

31. mars 2017.

Bujanoc, Preshevë – Dragan Stevanoviq, sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, pret që deri në fund të këtij viti të përfundohet Koridori 10.

„Përmes Grykës së Gërdelicës rruga ndërtohen në nivel ditor. Deri në fund të vitit presim që kjo të përfundohet, dhe se prej Nishit deri në Preshevë të arrijmë për një orë dhe njëzet minuta”, tha Stevanoviq.

Ai tha se situata në jugun e Serbisë fillon që ngadala të ndryshohet për të mirë:

 „Qasja e Qeverisë për jugun e Serbisë është ndryshe. Qëllimi për këtë pjesë të Serbisë bëhet i barabartë me pjesët tjera. Kjo do të vërehet më vonë. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të fillojmë më shumë ta duam dhe rrespektojmë veten, pa atë “se sa më në jug aq më keq”, tha Stevanoviq.

Stevanoviq sot do të qendrojnë në Vrajë, ku në ora 11,30 do të marrë pjesë në fillimin e punimeve në ndërtimin e kanalizimit në Zonën Industriale në Bunushevcë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues