Arkiva e lajmeve
                   

ME NJË PRILL FILLON REGJISTRIMI NË SHKOLLË PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA

28. mars 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë fillon më 1 prill, mirëpo kjo ditë i bie të shtunën kështu që nxënësit e ardhshëm do të pranohen më 3 prill. Regjistrimi zyrtarisht mbaron deri në fund të majit, mirëpo prindërit mund të regjistrojnë fëmijët deri sa të filloj viti shkollor. 

Në Serbi do të jenë rreth 79.600 fatosa, apo 1.600 të vegjël më shumë se vitin e kaluar.

„Zgjidhjet e reja ligjore caktojnë se të gjithë fëmijët të përfshihen në sistemin e arsimimit, pa diskriminim sipas cilës do bazë, duke përfshirë edhe personat pa shtetësi, shtetasit e huaj, refugjatët dhe të zhvendosurit”, tha ndihmësi i ministrit të arsimit i ngarkuar për arsimim parashkollor dhe themelor, Zhelimir Popov.

Në sistemin e rregullt të arsimit përfshihen edhe fëmijët me pengesa në zhvillim, ndërsa e reja në Ligjin mbi Bazat e Sistemit të Arsimimit dhe Edukimit paraqet rregulla e cila i përket inkluzionit, përkatësisht në detyrimin e shkollës që në rastet kur është e nevojshme të sjellë planin individual arsimor të përshtatur për fëmijën.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues