Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR INFO BIZNES QENDRA

30. mars 2017.

Bujanoc – Në Zyrën për të Rinj në Bujanoc, në organizimin e Iniciativës së Qytetarëve të Beogradit, është hapur Info Biznes Qendra (IBQ).

Qendra është pjesë e projektit “Me dituri dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek hapja e vendeve të reja të punës”, të cilin e financon Ministria e Rinisë dhe Sporit dhe Youth Build International.

Koordinatori i projektit Dejan Stevanovski thotë se IBQ-ja në mes tjerash do të organizoj edukimin e të rinjëve për qëllim të zhvillimit të aftësive biznesore dhe rritjen e mundësisë për punësim e tyre, përmes përkrahjes së zhvillimit të sektorit lokal biznesor.

Snezhana Millosheviq nga Bozhinjevca, është njëra ndër kandidatet e këtij projekti, ende nuk ka sjellur vendimin për fillimin e biznesit individual, siç thotë ajo është në dilem se a të drejtohet për ofrimin e shërbimeve kontabilitetit, rreth të cilës ka më shumë përvoj pune.

Sipas fjalëve të Nermine Aliut, koordinatores lokale të projektit, IBQ-ja këto shërbime do t`i ofroj të hënave dhe enjtave prej orës 10 deri 14 orës.
 

Në hapjen e Info Biznes Qendrës kanë marrë pjesë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi dhe koordinatori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Enisa Salihu.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues