Arkiva e lajmeve
                   

BUJANOCI FITON INFO BIZNES QENDRËN (IBQ)

28. mars 2017.

Bujanoc – Organizata e Iniciativës Qytetare në Bujanoc të mërkurën do të hap Info Biznes Qendrën (IBQ), e cila do të shërbej si qendër edukative e llojit të vet për të rinjët në temën e diturive të zhvillimit afarist dhe aftësive dhe modelit të bashkëpunimit ndërsektorial, përkrahjen e aktiviteteve të sipërmarrësisë lokale, për informimin, ndihmën për të kërkuar punë, inkurajimin e punësisë dhe vendosjen e bashkëpunimit me sipërmarrësit lokal.

Nga kjo organizatë theksojnë se në IBQ në bazë të nevojave të të rinjëve të cilët do të paraqiten, do të organizohen trajnime dhe punëtori edukative në temën e zhvillimit të aftësive afariste, rritjen e papunësisë së të rinjëve dhe përkrahjes së zhvillimit të sektorit afarist lokal.

Info Biznes Qendra do të shërbej edhe si resurs për ndihmën për kompanitë e vogla apo të sapoformuara në aspektin e konsulltimeve, ndihmës teknike dhe forcimin e kapaciteteve të tyre interne për zhvillimin e biznesit.

Iniciativat qytetare do të sigurohen resursve teknike, të nevojshme për punën e Info Biznes Qendrës e cila do të jetë në gadishmëri për të rinjët dhe të gjithë shfrytëzuesit tjerë.

IBQ ndodhet në Zyrën për të Rinj në Sheshin Karagjorgje dhe do të hapet solemnisht të mërkurën më 29 mars, në ora 12.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues