Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS NË VIZITËN E RREGULLT TË TERRENIT

31. mars 2017.

Medvegjë – Në përputhje me aktivitetet e kryetarit të komunës së Medvegjës, këto ditë do të vizitohet terreni nëpër bashkëistë lokale. Kryetari Arsiq me ekipin e vet do të vizitoj qytetarët në mënyrë që përmes bisedave me ata të vërtetoj se cilët janë rrugët të cilat më së shumti kërkojnë rekonstruktuim apo sanim të pjesshëm.

Vizita ka filluar nga Maja e Zezë ku është ura më kritike përmes lumit Jabllanica dhe në Rujkovcë rruga në drejtim për Cërkvishtë, realicioni Rujkovac-Llapashtinë. Në bashkësinë lokale Buçumet ka shumë rrugë rurale të cilat janë në gjendje të keqe, ku është i nevojshëm renovimi, si edhe atyrëve të cilat janë në gjendje të keqe, si edhe rruga rurale në mahallën “Shumci”.

Në Banjën e Sijarinës është e nevojshme që të përfundohet sanimi i pjesës së asfalltit në rrugën Banja e Sijarinës – Ravna Banjë, ndërsa Marovcë duhet të kryhet pastrimi i rrugës. Në Ravna Banjë ka shumë rrugë në gjendje katastrofike. Është planifikuar që të bëhet edhe rruga nga Pusta Shilova në drejtim të Gazdarit, sepse është e nevojshme. Është paraparë edhe vizita në Gajtan, Lec, Drencë, Kapit, Petril, Tular e Epërme dhe në bashkësitë e tjera lokale të komunës së Medvegjës.

Qëllimi i vizitës së Arsiqit në terren, përveç monitorimit të rrjetit të rrugëve asfaltuara dhe rrugëve tjera, është edhe dëgjimi i problemeve të banorëve, sepse vetëm kështu mund të krijohen kushtet që njerëzit të jenë të kënaqur me jetën në mjedisin e vogël jetësor.

Në vazhdë janë edhe bisedimet me kompaninë Rrugët e Serbisë (Putevi Srbije) që asfalti i dëmtuar të rinovohet, ndërsa Direksioni Republikan për Rrugë ka premtuar që për këto rrugë të ndahet shuma prej 20 milionë dinarëve.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues