Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR NDARJEN E ÇMIMIT VJETOR PËR KREATIVITETIN FËMËROR NË ZHVILLIMIN RURAL PËR VITIN 2017 (AFATI: 30.04.2017)

28. mars 2017.

Fondacioni i Samiti Botëror i Grave (Ëomen’s Ëorld Summit Foundation) ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimit vjetor për kreativitetin fëmëror në zhvillimin rural për vitin 2017.

Fondacioni Samiti Botëror i Grave është organizat ndërkombëtare, jo profitabile, humanitare dhe joqeveritare, me status të konkustantit në Kombeve të Bashkuara, e drejtuar për avansimin dhe zbatimin e drejtave të grave dhe fëmijëve dhe agjendës së zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i çmimit është tërheqja e vëmedjes së publikut ndërkombëtar në kontributin të cilin larueatet e kanë dhënë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimin e ushqimit dhe paqës në hapësirat rurale, ndërsa ndahet për gratë dhe organizatat e grave të cilat kanë treguar kreativitet të jashtëzakonshëm, guximshmëri dhe angazhim në ngritjen e kualitetit të jetës në bashkësitë rurale.

Kandidatët mund të jenë gratë dhe grupet e grave të cilat momentalisht janë aktive në zhvillimin rural.

Vlera e çmimit të shpërblimit është 1000 dollarë amerikanë për një laureate.

Afati për dorëzimin e nominimeve është 30 prill 2017. Nominimet dërgohen kryeshisht me postë.

Informacionet rreth kushteve për nominim, dokumentacionin e nevojshëm, kriteret për zgjedhjen dhe kontaktet mund t`i merrni në këtë adresë http://womensection.woman.ch/index.php/en/nomination-letter-guidelines

Burimi: Fondacioni Samiti Botëror i Grave dhe Trupi Koordinues