Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
20. dhjetor 2017.

MASA E LIRIT NGA TATIMI DHE KONTRIBUTET NË PAGA

Beograd – Masat e lirimit nga tatimi dhe kontributet në paga do të zbatohen prej tetorit të vitit të ardhshëm. Minimum 250.000 dinarë kursime në tatime dhe kontributet në të ardhura mund të realizojnë sipërmarrësit të cilët vendosin që të nisin biznes nga tetori i vitit të ardhshëm. 

20. dhjetor 2017.

USAID SHPALL KONKURS PËR PËRKRAHJE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE LOKALE TË SHOQËRISË CIVILE (AFATI: 30.04.2018)

Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shpall konkurs për financimin e projekteve të organizatave lokale të shoqërisë civile të cilat merren me përfshirjen e qytetarëve në procesin e reformave dhe fushat për menaxhimin e mirë dhe përgjegjësinë e mediave, zhvillimin e bashkësisë dhe sundimit të ligjit.

19. dhjetor 2017.

GAZIFIKIMI NË JUG TË SERBISË

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministri i Minierës dhe Energjetikës Aleksandar Antiq ka deklaruar se kompania “Jugorogas” dhe “Serbiagas”, e shqyrton gazifikimin e jugut të Serbisë.

19. dhjetor 2017.

ZGJIDHJA E PROBLEMIT TË SISTEMIT TË UJËSJELLSIT NË FSHATIN ZHBEVAC

Bujanoc – Banorët e fshatit Zhbevac, i cili ndodhet në komunën e Bujanocit, do të duhej që sëshpejti të kenë sistemin e ujësjellsit i cili plotëson të gjitha standardet, për dallim nga gjendja momentale e shumë amviserive fshatare të cilat nuk kanë ujë për pije.

19. dhjetor 2017.

“MBRËMJA E TRADITËS GOJORE” NË MEDVEGJË 19.12.2017

Medvegjë – Organizata turistike e komunës së Medvegjës organizon manifestimin e dytë të rradhës “Netët e traditës gojore”, më 28 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 18, në ndërtesën e Qendrës Kulturore në Medvegjë.

19. dhjetor 2017.

FTESA PUBLIKE PËR NDARJEN E KUPONAVE TË GJELBËRT INOVATIV

Banka Europiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim (EBRD) në Serbi ka nisur Programin e Kuponave të Gjelbërt Inovativ. Këto kupona në vlerë prej 4.000 euro deri 20.000 eurove, janë mjete të pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe të mesme për mbulimin e deri 90% harxhimeve të shërbimeve të hulumtimit dhe zhvillimit për qëllim rrijtes së efikasitetit dhe tranzicionit të lehtë ndaj ekonomisë së gjelbërt.

18. dhjetor 2017.

PARANDALIMI I PËRHAPJES SË SËMUNDJEVE INFECTIVE

Medvegjë – Duke iu faleminderuar Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, komunës së Medvegjës, Stacioni i Veterinarisë në Medvegjë do të realizoj masat e biosigurisë zoohigjienike në amviseritë e territorit të komunës së Medvegjës.

18. dhjetor 2017.

NXËNËSIT E SHF “BRANKO RADIÇEVIQ” PËR SHOKËT EMIGRANTË

Bujanoc – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, shkolla fillore “Branko Radiçeviq”, sot në Sheshin Karagjorgje në Bujanoc do të vendos shtandin e madh humanitar.

18. dhjetor 2017.

KONKURSI PËR NDARJEN “GLOBAL NË SHTËPI” BURSA (AFATI 31.12.2017)

Bursa Global UGRAD, të cilën e ndanë Zyra për Arsimim dhe Kulturë e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ofron mundësi studentëve të studimeve themelore që ta ndjekin një semestër në universitetin në SHBA.

15. dhjetor 2017.

GJAKU ËSHTË I NJEJTË PËR TË GJITHË

Preshevë – Të punësuarit në Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigrim në Preshevë, kanë marrë pjesë në aksionin e përbashkët të dhurimit të vullnetshëm të gjakut.

«Претходна страна   Следећа страна»