Arkiva e lajmeve
                   

MASA E LIRIT NGA TATIMI DHE KONTRIBUTET NË PAGA

20. dhjetor 2017.

Beograd – Masat e lirimit nga tatimi dhe kontributet në paga do të zbatohen prej tetorit të vitit të ardhshëm. Minimum 250.000 dinarë kursime në tatime dhe kontributet në të ardhura mund të realizojnë sipërmarrësit të cilët vendosin që të nisin biznes nga tetori i vitit të ardhshëm. Ky kursim, i llogaritur në pagën minimale, i përket personave të cilët në vitin i cili shkoi kanë nisur biznesin kanë kryer shkollën e mese, fakultetin apo më shumë se gjashtë muaj janë në evidencën e Shërbimit Nacional për Punësim.

Me miratimin e ndryshimit të Ligjit mbi Tatimin në të ardhurat e qytetarëve dhe Ligjit mbi Kontributet për sigurimin e obligua social, ata të cilët kanë filluar veprimtarinë do të lirohen nga pagesa e tatimit në pagë dhe kontributet në vitin e themelimit të sipërmarrësve dhe në vitin e ardhshëm – kumtohet në kabinetin e kryeministrit të Serbisë.

Sipas vendimit të cilin e ka përpiluar grupi punues i Ministrisë së Financave, Administrata Tatimore hde NALED, kjo e re i përket pagës së themeluesit të punës sipërmarrëse dhe pagat deri nëntë personave të punësuar. Sipas vlerësimit të NALED, vetëm në vitin e parë sipas masës mund që të shfrytëzohen 8.000 sipërmarrës të rinj.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues