Arkiva e lajmeve
                   

GJAKU ËSHTË I NJEJTË PËR TË GJITHË

15. dhjetor 2017.

Preshevë – Të punësuarit në Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigrim në Preshevë, kanë marrë pjesë në aksionin e përbashkët të dhurimit të vullnetshëm të gjakut.

Nën slloganin simbolik “Gjaku për të gjithë është i njejtë”, në Qendrën për Pranim në Preshevë, me iniciativë të Komesariatit për Refugjatë dhe Emigrim, është organizuar aksioni i dhurimit të gjakut në të cilin sëbashku kanë marrë pjesë të punësuarit në Komesiarat, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe emigrantët.

"Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 50 njerëz. Dëshira jonë është që në këtë mënyrë të dërgojmë porosi për barazi”, ka deklaruar Mile Nestoroviq, iniciator i aksionit dhe zyrtar në Qendrën për Pranim në Preshevë, është kumtuar në njoftimin e Komesariatit për Refugjaë dhe Emigrim.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

 

homescontents