Arkiva e lajmeve
                   

ZGJIDHJA E PROBLEMIT TË SISTEMIT TË UJËSJELLSIT NË FSHATIN ZHBEVAC

19. dhjetor 2017.

Bujanoc – Banorët e fshatit Zhbevac, i cili ndodhet në komunën e Bujanocit, do të duhej që sëshpejti të kenë sistemin e ujësjellsit i cili plotëson të gjitha standardet, për dallim nga gjendja momentale e shumë amviserive fshatare të cilat nuk kanë ujë për pije.

Çështjen e ujësjellsit në fshat me më shumë se 200 amviseri është nisur në seancën e fundit të Këshillit Komunal, zëdhënësi i kryetarit të komunës Stojançe Arsiq, i cili me këtë rast ka theksuar se në fazën e parë të projektit do të financohet nga vetqeverisja lokale.

„Fshati Zhbevac rrjetin e ujësjellsit e ka ndërtuar nga doancionet, por analizat e para kanë treguar se uji përmban mangan dhe hekur, ndërsa pas kontrollit të dy puseve të reja në ujë është gjetur alumin”, tha Arsiq.

Ai theksoi se donatorët kanë shprehur gadishmëri që të vazhdojnë financimin e këtij projekti, por se vetqeverisja lokale duhet të siguroj mjete për edhe dy puse tjera provuese.

„Përshkak kësaj ky projekt do të përfshihet në Program të Posaçëm të KP Komunalia”, ndërsa komuna për këtë qëllim do të ndaj 600.000 dinarë”, tha Arsiq.

Përndryshe, vlera e përgjithshme e këtij programi të “Komunalisë”, e cila përfshin projektet e rëndësishme infrastrukturore, do të rritet nga 25 milionë dinarë në 38 milionë dinarë për vitin 2018.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues